in

Me Putinin do ta përhapin islamin deri në Berlin

GROZNY, RUSSIA - SEPTEMBER 23, 2019: Chechnya Republic Head Ramzan Kadyrov L and Chechen Parliament Chairman Magomed Daudov during celebrations of the 20th birthday of the Russian united group of forces conducting counter-terrorism operations in the North Caucasus. Yelena Afonina/TASS PUBLICATIONxINxGERxAUTxONLY TS0BC167

Rusia e Putinit e shkretoi Çeçeninë, disa vjet më parë, por Kadirovi e Dautovi i kanë harruar këto krime.    

Kryetari i Parlamentit çeçen, Magomed Daudov, ka thënë se ata do të shkojnë deri në Berlin me pushtim, nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk i ndalon, shkruan Sky News të mërkurën.

Daudov, një lider i ngushtë i Putinit, ka thënë se forcat çeçene po e mbështesin Rusinë kryesisht për të mbrojtur fenë islame.

“Derisa Vladimir Putin të na ndalojë, në dashtë Zoti ne do të arrijmë në Berlin. Ne do të fitojmë, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Daudov duke folur për forcat pro-ruse.

Ndërsa konsiderohet e pamundur që komente të tilla të jenë një pasqyrim i saktë i strategjisë aktuale të Putinit, ato ofrojnë një pasqyrë të mendësisë së disa prej atyre që luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë.

Rusia e Putinit e shkretoi Çeçeninë, disa vjet më parë, por Kadirovi e Dautovi i kanë harruar këto krime.   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

“Kosovarizmi islamik”

Nesër protesta e opozitës nën udhëheqjen e Berishës