in

Me kundërshtimin e Asociacionit nga Kurti, alternativë e vetme mbetet Isa Mustafa !

Sherif Ramabaja

Eskobar paralajmëroi se Asociacioni është punë e kryer. Po se pranoi Kurti do gjejmë alternativë, ose persona adekuat që e pranojnë.

U tha një fjali, po me një domethënie të fuqishme. Lufta për pushtet dhe rrëzimin e qeverisë është hapur, megjithëse kjo luftë s´ka pushuar për asnjë çast.

Fjala është, cili lider e ka guximin ta marr një përgjegjësi të tillë? Ramush Haradinaj e ka humbur kredibilitetin duke pranuar toka të shumta në formë dhuratash nga fshatrat dhe fshatarët e tij. Atij i dhuruan aq shumë tokë, sa tërësisht një bjeshkë me 8000 KM katrorë, ia dhuroi Malit të Zi.

Pacollit po ashtu vështirë t´i bindet dikush, sepse derisa ishte në opozitë njohjet mbi Kosovën i merrte si fryte të angazhimit të tij, duke e lënë nën hije qeverinë, ministritë dhe ministrat kompetent.

Kur Pacolli arriti të ishte pjesë e aparatit qeveris, jo që s´dëgjonim për njohje, po Daçiqi i dërgonte shpesh të fala se, ky shtet e tërhoqi njohjen mbi Kosovën.

FatmirLimaj po ashtu nuk ka gjasa, kur dihet që mbi te rëndojnë akuza të fuqishme mbi tenderat.

Thaçi po ashtu bie nga zgjedhja e mundur, pasi me kompaninë e tij ndodhet në Hagë.

Baton Haxhiut dhe Molliqaj janë të njohur për shumëçka në opinion, por edhe  me deklaratat e tyre, gjoja se serbëve në Kosovë po u mohohen të drejtat e tyre. Me deklarata të tilla këta synojnë që rastësisht ndoshta, përmes një force të tretë të vijnë në pushtet.

Por një taktikë e tillë kur shqiptarët e ndershëm proklamoheshin te Serbia për udhëheqës pro serb, tashmë është e tejkaluar, sepse as me milici e as me ushtri të Serbisë, nuk kanë mundësi ta marrin pushtetin në Kosovë.

Pra si Alternativë e vetme për aprovimin e Asociacionit të kërkuar nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, mbetet vetëm Isa Mustafa.

 Zoti Mustafa u tërhoq nga politika duke e dorëzuar postin e LDK (jo me dëshirën e vetë), por nga dhimbja për karrierë e poste ai ka mbetur aktiv, tashmë vetëm përmes mediave.

 Është e njohur që zoti Mustafa mllefin e tij ndaj Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, e shpreh sa herë që t´i jepet mundësia, sepse që të dy i llogaritë shkaktar për humbjen e pushtetit të tij. Publikisht nuk e shprehte këtë, por me siguri ka nostalgji duke e kujtuar kohën e artë me Hashim Thaçin, me të cilin i ndanin postet.

Gjendja ka ndryshuar dhe koha po afrohet që më në fund Kosova dhe Serbia, t´i mbyllin mosmarrëveshjet mes vete.

Kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani si duket nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise në dëm të Kosovës, por bashkësia ndërkombëtare është e interesuar që sa më parë disi të mbyllet ky kapitull.

Një prej figurave nga shqiptarët, të themi postkomuniste, vetëm zoti Isa Mustafa (si ish bashkëpunëtor i Rugovës) e ka guximin të flet “në emër” të shqiptarëve. Po të ishte Rugova gjallë, nuk dihet se ku do ta kishte vendin zoti Mustafa, po ajo kohë tashmë s´kthehet.

Po të ngjaj vërtetë që Mustafa ta marr një përgjegjësi të tillë mbi Asociacionin, shtrohet pyetja se çfarë argumentesh do të përdorte ai që ta bindte popullin?

Ne jemi popull i vogël, ka deklaruar Mustafa njëherë, prandaj duhet t´i dëgjojmë të mëdhenjtë. Ne këtë e kemi obligim, sipas marrëveshjes së Ahtisarit, do të thoshte si argument.

Dhe po ashtu do të përdorej edhe një argumenti i njohur i vitit 1989, kur Kosovës i suprimohej autonomia nga kryekrimineli Millosevic. Disa akademik shqipfolës (syrja Popovci) pa kurrfar turpi thonin se, Kosova nga këto ndryshime kushtetuese asgjë nuk humb.

 Prandaj jemi më se të sigurt se zoti Mustafa po ashtu do ta përdor këtë slogan,  Kosova asgjë nuk humb, po vetëm fiton.

 Ne do t´i kemi si garantues miqtë tanë SHBA dhe EU (do të vazhdonte) për një marrëveshje të tillë. Përndryshe ne do të humbim dhe do të izolohemi. Në Rambuje ishte përparësia e jonë që e nënshkruam marrëveshjen (pasi e refuzoi Serbia) dhe fituam. Pse të ngurrojmë tash, kur Amerikën e kemi pas.

Mars – Rover ( Satirë )

 

                 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tenori Ramë Lahaj ka kritikuar ashpër Big Brotherin në Kosovë e Shqipëri

Mevi Rafuna: Kosova dhe Izraeli, nga miqësia tek investimet