Sherif Ramabaja
Fuqitë e mëdha. Ato duan të na e marrin Kosovën. Ishte e pritshme. Këto fuqi dhe Turqia, në koordinim me njëra tjetrën, ndikuan që Siria ta njihte Kosovën. Kjo ishte e pritur. Ato e ndoqën edhe Asadin nga Siria. Ia morën pushtetin dhe e shporrën në Rusi. Ai ishte president legjitim. Ne kishim marrëdhënie të shkëlqyera me te dhe kur se priste askush, ia grabitën pushtetin. Ia rrëmbyen pasurinë dhe fal Rusisë, e shpëtoi kokën.
Njësoj janë duke vepruar edhe ndaj Venezuelës. Mos është kjo një kurdisje, ta ndërrojnë pushtetin dhe pastaj edhe ata ta njohin Kosovën. Kjo në shikim të parë po përkon me teoritë konspirative, po kjo teori pastaj po shndërrohet në realitet.
S´di kujt ti besoj tutje. Mua më premtojnë, më këshillojnë, më joshin, më ledhatojnë, e në anën tjetër, po ma punojnë. Si t´i arsyetoi protestat të cilat mi kanë var në qafë, kurse tash mi vunë edhe sanksionet mbi energjetikën.
Kjo është sikur në njërën anë ta mbushin gushën, e në anën tjetër ta lidhin lakun në fyt. Unë me vite po e drejtoi gishtin ndaj Kurtit e Osmanit, e ata ma punojnë mua. Deri kur kështu. Ne jemi në pritje. Kjo punë kërkon një zgjidhje: Ose me mua, ose me ata.
Pas vetes i kam edhe unë dy superfuqi ushtarake. S’do më lënë në baltë si herën e parë. Rrethanat kanë ndryshuar. SHBA e tërhoqën Dodikun nga lista e zezë. Unë do t´i lus ata që ta kuptojnë Serbinë, ashtu sikurse Rusinë.
Unë jam kundër dy standardeve. Ashtu si po e trajtojnë Rusinë, kërkoi që ta trajtojnë edhe Serbinë. Ne me Rusinë do mbetemi të pandarë. Këtë e kemi dëshmuar me shekuj. Rusia na ka sjell këtu, ku jemi sot, dhe do kërkoi që ajo të vendos mbi fatin tonë, e jo Turqia, perëndimi, NATO, e aq më pak Ballkani.
Toka nuk shitet, nuk blihet e as nuk dhurohet. Ne jemi pronarët e saj dhe ajo duhet i kthehet pronarit. Kështu ka qenë gjithmonë dhe ky parim duhet të vlej edhe sot. Po të respektohet kjo e drejtë, ne jemi në gjendje t´i plotësojmë kushtet për hyrje në EU, NATO e ku të doni, në të kundërtën do vazhdojmë kështu si jemi sot. Askush nuk mund të më fajësoi se nuk po përpiqem për një marrëveshje përfundimtare. Unë po lëvizi dhe po premtoj se do t´i përkrahu të drejtat e minoriteteve, sipas standardeve të përcaktuara të konventave ndërkombëtare.
Ne i kemi ratifikuar të gjitha këto dokumente, prandaj edhe do u përmbahemi. Llogaritni se çfarë mund të ndodhë, po arriti ta pushtoi Rusia, Ukrainën. Kush mund ta ndalte Rusinë pastaj. Llogaritë janë të paparashikueshme. Edhe unë po ju premtoi se e njëjta situatë do të ndodhte edhe me ne. Serbia nuk di as unë se ku do të ndalej.
Do të kërkonim që së paku të shtriheshim deri aty ku ishte dikur mbretëria serbe. Ne do ta dokumentonim këtë me dokumentet tona kishtare. Ne kemi mbajtur evidencë të plotë, deri ku ishin kufijtë e kësaj mbretërie. Ligjet ndërkombëtare për ne, në këtë rast, do të ishin inakceptabël. Përpjekjet tona, si duket tash për tash nuk po qojnë peshë. Ne po e presim rezultatin përfundimtar Rusi – Ukrainë, pastaj do marrim vendime. Për fillim do kërkojmë që Asadi të kthehet në pushtet dhe ta tërheq njohjen.
Mars – Rover (Satirë)


