in

Me aprovimin e deklaratës për Botën Serbe, Serbia e vulosi edhe shpërbërjen e saj!

Sherif Ramabaja

 Serbia në mënyrë bombastike e organizoi dhe e mbajti themelimin e kuvendit të Botës Serbe. Pas përgatitjeve të gjata, deklarata e kuvendit u shpall nën praninë e kabinetit të  Vuçiqit, Kishës Ortodokse serbe, kabinetit të  Dodikut dhe mysafirëve të ftuar, ekstra për një eveniment të tillë. Kuptohet në tekstin e tillë të dokumentit nuk mungoi as Kosova, si pjesë e ëndrrës serbe.

Gjatë është punuar në këtë drejtim. Krimineli Millosevic kishte dështuar në këtë projekt, por pasardhësi i tij Vuçiq (i cili në shumë aspekte ia kalon edhe Millosheviqit) së bashku me Ramën e kishte iniciuar „Ballkanin e Hapur” si elementi i parë i një krijese të tillë, po shqiptarët e Kosovës duke i njohur intrigat dhe qëllimet serbe, e luftuan që nga fillimi një krijesë të tillë.

Me dështimin e një përpjekje të tillë, më në fund ranë maskat. U fol haptas drejtpërdrejtë për Botën Serbe. Vuçiqi e armatosi Serbinë. Themeloi mbi 40 baza policore e ushtarake rreth kufirit me Kosovën. I dehur nga një arsenal  i fuqishëm ushtarak, udhëheqjes serbe dhe Vuçiqit, po u duket se s´ka fuqi që u del përpara.

Një kohë të gjatë, i pa penguar nga bashkësia ndërkombëtare, Vuçiqi haptas po i shpreh pretendimet për ripushtimin e Kosovës. Do ta presim vetëm momentin e duhur, thotë me mburrje. Hegjemonia për pushtimin e popujve të tjerë, racizmi ndaj shqiptarëve dhe fuqia e cila ia ka mpirë mendjen etj. e nxitën për sulmin në Banjën veriore të Kosovës.

 Si duket, marrja e veriut ishte llogaritur brenda disa orëve. Planifikimi ngjante të ishte i njejtë sikurse ai rus në Ukrainë. Rusët dështuan, po serbët mendonin se ua kalonin edhe rusëve, apo donin t´u jepnin leksion se si kryhen pushtimet.

 Njësia speciale e Kosovës me reagimin e shpejtë dhe me një profesionalizëm i lokalizoi forcat paraushtarake serbe dhe filloi t´i ndiqte këmba – këmbës. Paramilitarët e shfrytëzuan manastirin e banjës, po për të shpëtuar kokat u detyruan të tërhiqen nga kishin ardhur, në Serbi.

Pësimi i Serbisë në këtë rast, ishte po ashtu si edhe i Rusisë në Ukrainë. Tash pasi nuk u arrit që edhe veriu t´i bashkohej Botës Serbe, (do të pritet Asociacioni) po mbahet kuvendi, vetëm mes Serbisë dhe republikës serbe të Bosnjës.

 Në kuadër të themelimit të Botës Serbe, Serbia (Rusia dhe vende arabe) fuqishëm ka investuar në përçarjen e shqiptarëve, sidomos në forcimin e islamizmit të të gjitha ngjyrave dhe formave, duke e shpërqendruar rininë nga arsimimi, çështja kombëtare, EU, SHBA, në mënyrë që t´i orientoi drejtë ideologjisë ekstremiste islame.

 Po ashtu është punuar intenzivisht që kryeministri shqiptar Rama, të kthehej kundër Kosovës, në mënyrë që të dobësohej faktori shqiptar. Në të njëjtën kohë përdoren metoda të pista propaganduese duke e marr rolin e viktimës, duke u ulur në dy e më shumë karrige, duke e furnizuar Ukrainën me armë etj. me synim që perëndimin ta kthejnë kundër Kosovës etj. Pra i lëvizin të gjithë gurët vetëm që t´i arrijnë synimet për planin e tyre, Botën Serbe.

Të njëjtin plan e kishte edhe Rusia me Putinin për kthimin e perandorisë ruse, por si duket që të dyja do t´i ndjek i njëjti fat, shpërbërja.

 

    

Lini një Përgjigje

Lirohen katër pengje izraelite pas bastisjeve në Gaza

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024