in

Mbarësi e lumturi në Vitin 2021 nga Dardania Press

Këtë vit e nisëm si çdo vit tjetër, mirëpo ende pa filluar mirë na goditi një pandemi që bota rrallë e përjeton. Ka qenë i rëndë dhe me tronditje, e shumëkë fatkeqsisht e ka lënë edhe në pikëllim të thellë. Mos u harroftë.

Shpresojmë dhe besojmë se viti i ardhshëm do të jetë i mbarë.  Me të drejtë shumë nga ne janë të kënaqur që po e lënë pas, edhe pse thënë realisht me sa duket së paku në Kosovë nuk pritet ndryshim i madh në mënyrën e deritanishme të jetesës, së paku deri kah fillimi i verës kur pritet arritja e vaksinave.

Njerëzit janë qenie sociale, ne duam të jetojmë me njëri tjetrin, të flasim, të dëgjojmë, të bëjmë thashetheme. Nga natyra jemi kuriozë të dijmë se çka po ndodh me botën rreth nesh. Pikërishtë kjo veti, dëshira për të ditur e për të qenë të informuar na ka shpier edhe në Hënë.

Të dashur miq, dashamirë, lexues të nderuar të portalit “Dardania Press”, ne sapo kemi filluar me portalin Dardania Press, edhe pse jemi të vjetër në botën e medias. Menjëherë pas lufte, atëherë kur nuk kishte ende portale dhe rrjete sociale, Dardania Press ishte gazetë e përditshme. Mirëpo siç e dinë shumë nga ju, menjëherë pas lufte gjendja ishte mjaft e nderë dhe gazetarë e politikanë vriteshin pothuajse çdo javë.

Shkaku i kërcënimeve dhe shantazheve u detyruam ta mbyllim. Jo pse anonim nga ndonjë parti politike, por sepse anonim nga gjakimi për një Kosovë si shtet të së drejtës dhe pa korrupsion. Kësaj radhe jemi një ekipë më e vogël por shumë e dedikuar.

Nëse na përcjellni në këtë rrugëtim, do të shihni se do të ofrojmë informacionet jo vetëm të reja, por edhe mjaft të elaboruara, e të paanshme aq sa mund të jetë njeriu në këtë rast gazetarët, si qenie subjektive të paanshëm. Do të përcjellim edhe ngjarjet botërore, do të përkthejmë dhe përgatisim artikuj special nga mediat botërore, mbi çështje të rëndësishme e aktuale që prekin jetët e interesimin e shqiptarëve kudo që ndodhen. Kompasi ynë për përgatitjen e artikujve nuk do të jetë kah e majta apo kah e djathta, por vetëm kah përmbushja e standardeve të gazetarisë.

Si gjithmonë, përjashtim nga kjo bëjnë opinionet që shkruhen nga individë mbi tema të caktuara. Të tillë mund të jeni edhe ju lexues të nderuar, mjafton që të dërgoni shkrimet tuaja tek ne. Paçi jetë të lumtur e mbarësi në familje. Viti i Ri 2021 ua plotësoftë të gjitha dëshirat, ambiciet e gjakimet. Gëzuar për shumë mote!

Redaksia e portalit Dardania Press

Lini një Përgjigje

Merkel në fjalën e Vitit të Ri e quan pandeminë detyrë të shekullit

Vrasje e dyfishtë në Tiranë