in

Mbahet sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 12:00 për të caktuar pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme dhe përgatitjet për seancën e re plenare. Ndër pikat që do të shqyrtohen në mbledhjen e sotme përveç tjerash do të jenë edhe interpelanca me Kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”, si edhe nisma legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës

1. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

2. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 202,

8. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019,

9. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.

10. Shqyrtimi i mocionit përmbajtjesor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të parashtruar nga 11 deputet nga GP të LVV-së,

3. Shqyrtimi i propozimeve :

1. Nisma legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

2. Nisma Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”,

3.Konstatimi i përbërjes së Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit,

4. Propozimi i GP NISMA-AKR-6+ për zëvendësimin e anëtarit në delegacionin e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Acociim BE-Kosovë

4. Shqyrtimi i kërkesave

5. Të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Si do të jetë moti në këtë javë

Australi: Nëse punonjësit në disa profesioneve refuzojnë vaksinën e koronës – i pushojnë nga puna