in

Masakra e terroristëve grekë në Peshkëpi

Dava Boçi Leka

Per afro tre dekada emri i Fredi alias Alfred Beleri eshte i lidhur me nje prej ngjarjeve me te renda, me ate qe njihet si ” Masakra e Peshkëpise ” ne Gjirokaster e cila eshte kryer nga Organizata terroriste greke ” Mavi ” ( Fronti per çlirimin e Vorio-Epirit ). Anetare te kesaj organizate terroriste ne perberje te se ciles ishte edhe shtetasi shqiptare me kombesi greke Dhionisios alias Fredi ose Alfred  Beleri, aso kohe 32 vjeç, kaluan kufirin e gjelber nga Greqia duke hyre 4 km ne teritorin shqiptare dhe rreth ores 03.00 te mengjesit te dt. 10 Prill 1994 sulmuan Repartin Ushtarak te Peshkëpise duke vrare Komandantin KAPITEN Fatmir Shehu dhe ushtarin ne krye te detyres Arsen Gjini sot Deshmore te Atdheut e duke plagosur ushtaret e tjere Ardian Velmishi, Janaq Zeka e Fredi Kalemi si dhe moren peng nenoficerin e ketij reparti ushtarak Qemal Stroka te cilin pasi e dhunuan e lane te lire ne kufi. Gjate sulmit ata rrembyen edhe armatim e municion luftarak nga depot e ketij reparti.

Nje vit me pas nga ngjarja e Peshkëpise po keta anetare te Organizates terroriste ” Mavia ” ku ishte edhe Fredi Beleri, planifikuan dhe organizuan sulmin tjeter me dt. 18. O3. 1995 ndaj Repartit Ushtarak ne Llongo te Dropullit vetem pak km nga kufiri me Greqine. Ata  u perballen me zjarr te menjehershem mbrojtes nga efektivi i ketij reparti dhe u detyruan te terhiqen duke kaluar kufirin per ne Greqi ku pese ore me vone u arrestuan nga shteti grek. 

Sipas mediave greke ne Komisariatin e Janines eshte evidentuar dosia ” Teper sekrete ” me nr. 11065 e dt. 21. 03. 1995 e Asfalise greke ( Sherbimi sekret per mbrojtjen kombetare ) i cili ka mbajtur nje Raport Sekret per kete ngjarje duke e dokumentuar ate ne dosjen me nr. 105719 te dt. 19. O3. 1995 ku vertetohet se 7-te anetare te kesaj organizate terroriste perfshire edhe shtetasin shqiptare me kombesi greke Fredi Beleri kane kryer dy sulme ne shtetin fqinje, ne Shqiperi dhe per kete jane arrestuar ne Greqi por qe me pas jane liruar nga gjykata greke ” Per mungese provash “.

Perfshirja e Fredi Belerit ne tre pale zgjedhje si kandidature per Himaren eshte ne kufinjte e te pa imagjinueshmes per politiken dhe institucionet tona zgjedhore. Ai nuk duhej te ishte lejuar te behej pjese e procesit zgjedhore e per rrjedhoje do te ishte evituar edhe ngjarja e fundit ne Himare dy dite perpara zgjedhjeve per drejtuesit dhe keshilltaret e pushtetit vendore.

Arrestimi i Fredi Belerit per shkelje te Ligjit Zgjedhore nepermjet shit-blerjes se votes eshte me e pakta mase ndaj tij pasi mendoj se ai paraqet rrezikshmeri te larte per interesat dhe sigurine kombetare shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk

Si u vodh floriri në Krrabë? Rama ishte ministër