in

Marsh protestues në Pejë: “Kot flasim, derisa ata vrasin”

Marsh protestues në Pejë për Gjyljeta Ukellën, vajza e saj i prin marshit

Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë pas ngjarjes së rëndë tragjike që ndodhi dje ku Gjylejta Ukella u v*ra nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar për sot MARSH PAQËSOR PROTESTUES, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi që ka filluar nga ora 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore. Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i ka pri vajza e të ndjerës e cila shihet në gjendje të rënduar emocionale, teksa i janë bashkuar edhe shumë figura politike e institucionale lokale. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Serbia bllokon më shumë se 300 shqiptarë të Kosovës në kufi

Në Vevey të Zvicrës “Chaplin’s World”, i vetmi muzé në botë për gjeniun e madh të artit