in

Maroko: përmbyset minibusi me 24 persona, vdesin të gjithë

Një tragjedi ka tronditur Marokun, ku raportohet se, 24 persona kanë vdekur pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë malore, raportojnë mediat e huaja.

Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë, thonë mediat lokale. Nuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit.

Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend.

“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, citohet nga agjencia e lajmeve AFP, të ketë thënë Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit Demnate, për transmetuesin publik maroken 2M.

Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave. Në vitin 2020, mesatarisht tetë njerëz në ditë vdisnin në rrugët e Marokut, sipas Forumit Ndërkombëtar të Transportit.

Lini një Përgjigje

Shqiptari i Sanxhakut nuk mund të shqiptarizohet, ai është i lindur shqiptar

Kur do ta shqyrtojnë shqiptarët politikën e tyre ndaj Serbisë?