in

Marjan Oroshi: Shqiptarët katolikë me 1941 i masakroi ushtria serbo-malazeze

Marjan Oroshi: Shqiptarët katolikë me 1941 i masakroi ushtria serbo-malazeze

 

  

Në shënimet e Dom Lukës, prifti katolik kroat e theksonte se ushtria terroristë serbë vranë shqiptarët katolikë nga urrejtja patologjike që kishin ndaj kombit e fesë së tyre.

 

Pesë ditë pas rënies së Jugosllavisë dhe shpartallimit të ushtrisë së tyre, mbetja e kësaj ushtrie, kryekëput serbo-malazeze, më 11 prill të vitit 1941 mblodhën e masakruan shtatëdhjetë shqiptarë katolikë të Bishtazhinit e të katundeve përreth. Një herë i ngujuan në xhaminë e Rogovës së Hasit, por pastaj, sikurse rrëfen Marjan Oroshi, historian, kriminelët e uniformuar serbë, i vranë në mënyrë mizore me bajoneta shqiptarët e lidhur.

Një banor vendës, derisa po kthehej nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak të shtetit që u shpartallua, ushtarët serbë e kapën dhe e futën në kolonën e katundarëve, e pushkatuan me të tjerët, rrëfen z. Oroshi.

Historiani nga Bishtazhini na i dha emrat e të vrarëve me të gjitha shënimet përcjellëse, sipas dokumentit nr. 221 (3) (i shqipëruar).

Njëri nga dëshmitarët e kësaj masakre, Dom Luka, prift kroat, që shërbeu në famullinë e këtushme, i shënoi këto krime në gjuhën latine. Në shënimet e Dom Lukës, na tregon historiani Oroshi, prifti katolik e theksonte se terroristët serbë vranë shqiptarët katolikë nga urrejtja patologjike që kishin ndaj kombit e fesë së tyre. Martirët ishin nga disa katunde.

Ushtria serbe ia mbathi e frustruar që nuk i bëri asnjë rezistencë ushtrisë gjermane, por qyqarllëkun e paaftësinë e vet e zbrazi mbi banorët e pambrojtur shqiptarë katolikë.

Kur hyri ushtria serbo-malazeze për herë të dytë (1945) dhe mori sërish administratën, tregon Marjani, zyrtarët, pushtues të padijshëm e të paarsimuar, nuk e kuptuan gjuhën latine, prandaj nuk i dogjën shënimet e priftit kroat, ku ishin të regjistruar krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve katolikë.

Të shtatëdhjetë martirët e kanë pllakën përkujtimore afër Kishës së Bishtazhinit.

Dom Luka, prifti katolik kroat, që shërbeu në këto katunde, e la testamentin që varrin t’ia bënin afër martirëve të Dukagjinit.

Shkrimi është botuar për herë të parë me 17 maj 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kthjellime dhe vranësira kalimtare për territorin shqiptar

Rexhepi: Njerëzit e SHIK-ut mi kërkuan tre milionë euro për t’u liruar