in

“Marenglen* – Erion Veliaj”, sakaton n’Tiranë, Rrugën Ibrahim RUGOVA”!

Erion Veliaj (me gjasë edhe Edi Rama) paskan ndërmarr një hap shumë të ulët dhe antihistorik!Nga mijëra rrugë e bulevarde  lagjesh të reja, por ende – t’pa emër të Tiranës – paskan përzgjedhë që t’sakatojnë rrugën Tiranase që mbante emrin e Presidentit Kosovar Ibrahim Rugova!?

– Vetëm një Zot e di se çfarë borxhe t’palara paskan pas ende tek Miladin Popoviqi e Aleksandër Rankoviqi (i dekoruar me Medaljen më të Lartë nga Tirana zyrtare) që n’vitin 2023, pa asnjë hall as emergjencë, t’ofendojnë e lëndojnë shumëkend, andej e këndej kufirit!?

S’është e rastit, por hakmarje tipike komuniste, meqë prijësi Kosovar atëbotë kur u prit n’Tiranën (ende) staliniste nga Ramiz Alia – kishte refuzuar të përkulej me nderime para varrit të diktatorit stalinist dhe antikombëtar, Enver Hoxha…!

E Majta shqiptare si duket ka trashëguar dhe po e bart edhe sot me fanatizëm atë dergjen e pamendësinë anacionale e komuniste, e cila ka qenë dhe mbetet edhe sot, e zonja që t’prodhojë vetëm urrejtje, ndasi e lëndime ndër shqiptarë!

Pinjollët e tyre edhe sot, jetokan me mallin për ato puthjet e përdala sovjetike buzë’m’buzë me “vēllezërit ideologjik” ndërkohë që mezi presin t’gjejnë mundësinë e rastin që t’lëndojnë vëllezërit e tyre …!

A sjell vota n’Tiranën e 2023-ës ky akt i shëmtuar?!

– Me shumë gjasë PO!?Dhe kjo “gjëja” (që sjellka Vota!), është në të vërtet fatkeqësia! 

Larg më e madhe, sesa akti i përdal dhe i përsëritur i “Rilindjes Komuniste t’PS-së” ndaj Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova!

Presidenti Rugova, do t’jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e shumë e shumë Tiranasve dhe shqiptarëve anë e mban Shqiperise – edhe pa atë cep rruge – që iu desht aq fort, Kryetarit të tiranës, “Marenglen – Erion Veliaj”!

PËR GJENERATAT E REJA:* Me Emrin “Marenglen” në Shqipërinë Staliniste dhe a-nacionale të Enver Hoxhës janë pagëzuar fëmijët në mënyrë që t’nderohet MARksi-ENGelsi-LENini 

– me emrin “MAR’ENG’LEN”, që njëherash e bashkë, ashtu sovjetik’qe – buzë’m’buzë, të tre, t’katër e t’gjithë bashkë t’*****!

P.S. Konica s’pat shfry rastësisht:“O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë!Për të qar’ e për të sharë,Për të shar’ e për të vrarë”!

Lini një Përgjigje

Ngrin Teksasi, mijëra shtëpi pa energji elektrike

Mikel Stak Mirdita