in

Maradona vdiq në një ditë me idhullin e tij

Vdekja e Diego Armando Maradona ishte një nga lajmet më të këqijatë kësaj jave, por pak kush e di se ai ndërroi jetë në të njëjtën ditë me idhullin e tij Fidel Kastro.

Futbollisti u nda nga jeta më 25 nëntor si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që katër vite më parë në të njëjtën datë ndërroi jetë dhe lideri legjendar i Kubës, Fidel Kastro, një nga personazhet që Maradona vlerësonte më shumë.

Maradona është takuar disa herëme Kastron dhe e konsideronte atë një njeri të mrekullueshëm. Në nder të tij argjentinasi kishte bërë dhe një tatuazh me portretin e udhëheqësit komunist.

Lini një Përgjigje

Irani fajëson Izraelin për vrasjen e shkencëtarit bërthamor

28 Nëntori mbushi sheshet me flamuj kuq e zi