in

Macron: Propozuam zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës.

Presidenti Macron tha të enjten se Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të organizojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës sa më parë që është e mundur.

Ai ka theksuar se javët në vijim do të ketë “vendime të qarta” për situatën në veri të Kosovës, transmeton VoA.

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për RTK, ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i shkurtër i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ishte një takim 10 minutësh, ku edhe  njëherë u konfirmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje”, ka theksuar Osmani. Ajo tha se zgjidhjet për shtensionim të situatës ekzistojnë por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Kosova u përfaqësua në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Eva Vatoci: Emisione që bëhen jo vetëm pis, po bien erë kënete

Kurti pas telefonatës nga Shtëpia e Bardhë: Zgjedhje të reja në veri