Presidenti i Francës, Emanuel Macron, është bërë një figurë e përçmuar në botën myslimane, për shkak të luftës që i ka shpallur separatizmit islamik. Macron ka thënë se dëshiron t’i ruajë vlerat laike të Francës. Po për kritikët qasja e tij është koloniale. Në Francë jeton një numër i madh i myslimanëve dhe, sipas disa statistikave të bëra, rezulton se janë rreth 5 milionë. Mirëpo, kohët e fundit ka pasur raste të shumta të terrorizmit nga myslimanët, duke vrarë një numër banorësh francezë, siç ishte edhe rasti që bëri bujë në opinionin botëror, kur një mësuesi iu pre koka gjoja për heretizëm. Situata u elektrizua pas botimit të karikaturave të profetit Muhamed në revistën “Charlie Hebdo”.
Aktet e tilla kriminale i kanë dënuar edhe përfaqësuesit e institucioneve të vendit tonë: Kryetari Thaçi, kryeministri Hoti, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, dhe kryetarët e partive politike.