in

LVV interpreton aktgjykimin e Kushtetueses në raport me Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me një shkrim në Facebook lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të paligjshme Qeverinë Hoti, pas votimit që kishte bërë deputeti Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me burgim. LVV pretendon se kreut të LVV-së nuk mund t’i mohohet e drejta që të kandidojë për deputet ose kryeministër të vendit.

Postimi i plotë:

Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi në plotni pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor.

Lini një Përgjigje

Edhe pasi e kafshoi peshkaqeni, i riu doli në breg…

Ministri Zemaj tregon kur do të dërgohen dy pacientë në Austri