Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar në një shkrim në Facebook, se vrasja e politike e veprimtarit Xhemail Mustafa po fillon të ndriçohet,
pas 20 vjetësh dhe se vrasësit kanë për të mbetur turpi i sotëm i historisë.
“Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore po fillon të zbardhet, sikurse edhe e Drinit të Kosovës që u mundua të ndalet për shkak të kryengritjes për Republikën. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit, sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri..