in

Luftë e hapur mes serbëve, cili do bëhet kryetar i Asociacionit!

Sherif Ramabaja

 Lajmi i pritur u konfirmua! Asociacioni do të formohet. Nga viti 2013 Asociacioni qëndronte i ngrirë, me shpresë se do të ndahej ose do të pushtohej Kosova. Një pushtim me sulme paramilitare dhe terroriste u tentua në shtatorë, po dështoi. Ndarja mbaroi po ashtu me pasivizimin e Thaçit, kurse Rama në mungesë të Thaçit u zbyth.

Pra Vuçiqit dhe Daçiqit, (i cili po e këshillon Kosovën që të hapi ambasadë edhe në hënë), nuk u mbeti tjetër përpos që ta pranojnë Asociacionin me kompetenca apo pa kompetenca, sepse kjo varen vetëm nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare.

Me fuqizimin e këtij lajm serbët u mobilizuan se cili do të bëhej kryetar i Asociacionit? Lista Serbe po i mpreh dhëmbët duke e llogaritur veten si më meritoren, por asgjë nuk është e sigurtë, sepse serbët do të maten se cili është urryesi, nacionalisti, racisti, gjakpirësi, dhunuesi, përdhunuesi, vrasësi, masakruesi etj. më i madh i shqiptarëve që ta marr këtë post.

Megjithatë shumë personalitete nga spektri politik, figura publike nga lëmi të ndryshme si shkrimtarë, gazetarë, autorë, teoricien, aktorë, regjisorë, historian, priftërinj, ushtarak, këngëtarë, etj. i plotësojnë këto kushte, kur të analizohet gjenocidi dhe luftat e tyre që i kanë udhëhequr kundër popullit shqiptar. Nuk duhet harruar se secili nga këta, duhet të kalojnë nëpër filtrat nga Vuçiqi.

Figurë meritore për kryetar të Asociacionit llogaritet Radojqiqi, i cili tash së fundi ishte dëshmuar nga kriteret të cilat i cekëm, është po ashtu nga Lista Serbe etj.

Meritor llogaritet po ashtu edhe Daçiqi. Rrjedh nga Kosova. Ka bërë luftë të pa kompromis ndaj shqiptarëve. Sidomos njihet me propagandën e ç´njohjeve. Me këtë mendonte të udhëhiqte luftë psikologjike për demoralizimin e shqiptarëve. Pra krenohet se ka pasur sukses në këtë drejtim, por njihet edhe si zbavitës me melosin e tij gjatë takimeve me Ramën dhe Thaçin. Problemi është se a do të pranonte, që ti dorëzonte funksionet shtetërore për një post të tillë.

Meritor po ashtu është Vulin. Me kombësi është rome. Askush nuk do të thoshte se serbët nuk mendojnë edhe për komunitetet dhe pakicat e tyre. Vulin Me urrejtje e racizëm ndaj shqiptarëve ia kalon edhe vetë serbëve, por edhe Vuçiqit, e Daçiqit.

 Derisa ishte ministër i ushtrisë, çdo ditë i kërcënohej Kosovës se do ta bëjë hi e pluhur. Tash e dirigjon BIA, ish UDB – në dhe gjithçka që niset me destabilizimin e Kosovës merita bie mbi te, Vuçiqin e Daçiqin. Është dorë e djathtë e Rusisë, Lawrovit dhe Putinit.

Një figurë e shquar është edhe Gjorgjeviq, i cili futej në Kosovë sa herë donte, me leje e pa leje, derisa edhe Thaçit i shkoi n´nerva derisa e arrestoi dhe si qenin e solli të lidhur në Prishtinë.

Ndoshta nga të gjithë këta më meritori do të ishte Shesheli. Ky për urrejtje ndaj shqiptarëve shquhet që nga vitet e tetëdhjeta. Ky kërcënohej se shqiptarët do ti shpërngulte matanë Bjeshkëve të Nemura. Me shpërthimin e luftës në Kosovë vërtetë ashtu edhe ndodhi, po mos të ishte NATO që t´i kthente sërish mbrapa.

Ai është i sëmurë nga racizmi. Po të kishte mundësi të tërë Ballkanin do ta  pushtonte.

Figura të ngjashme janë edhe ish politikanët e spektrit politik serb si Koshtunica, Nikoliq, Drashkoviq etj. por cili do të jetë më meritori, mbetet të shihet, pasi të ketë kaluar nëpër filtrat e Vuçiqit.

Nuk duhet harruar se ndoshta edhe në mesin e shqiptarëve, do të ketë të tillë që do të konkurronin për kryetar të Asociacionit.

Me këtë rast nuk do t´i cekim, cilët janë më meritorët, sepse edhe nëse konkurrojnë me siguri duan që të mbeten anonim, por të merituar ka pasur gjithmonë dhe me siguri ka edhe sot.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tre të vdekur nga moti i keq në Itali, gjendje e jashtëzakonshme në Toskana

Escobar: Marrëveshjet e arritura Kosovë-Serbi janë të detyrueshme