Përgatiti Valmir Mehmetaj
Dihet tashmë se Serbia e konsideron aleatin më të afërt Rusinë, megjithëse atyre iu kujtohet Serbia vetëm kur iu duhet ta përdorin kundër Amerikës apo Evropës. Por së fundmi përveç Evropës që ka shumë kohë që do ta largojë Serbinë nga ndikimi Rus, edhe kinezët janë duke e bërë luftën e tyre për këtë shtet.
Megjithë ndihmën e konsiderueshme mjekësore ruse për Serbinë në kulmin e infeksionit me koronavirus, Kina po fiton luftën në marëdhënie me publikun me veprimet e saj në Gadishullin Ballkanik, dhe po e grabit rajonin nga Moska, sipas kreut të Fondit për politikën Progresive dhe themeluesi i projektit Ballkanist.ru Oleg Bondarenko.
Kina ka kohë që konkurron me Rusinë për tregjet e Ballkanit. Në vitin 2018, kompania kineze Zijin Mining Group u bë pronari i minierës më të madhe evropiane të bakrit, Bor. Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ishte Kina ajo që i dha ndihmë operacionale Serbisë, përsëri përpara Rusisë, dhe kinezët e bënë këtë me bujë të madhe, duke përdorur tabela reklamash.
Sipas Bondarenkos, Pekini po ndërton fushata të tilla informacioni “për lojën në planin afatgjatë”, duke shpresuar të përfitojë nga kjo në të ardhmen. Rusia dërgoi 12 aeroplanë transportues me pajisje të posaçme mjekësore, dhe edhe pse ishin shumë më të konsiderueshme se sa ndihmat nga Kina, kaluan pa u vërejtur, meqë nuk bënë reklamë në shkallë të gjërë.
Kina po përpiqet të marrë iniciativën nga Rusia dhe në hyrjen në tregun e telekomunikacionit në Serbi. Kështu, në shtator, një zyrë përfaqësuese e Huaëei u hap në Beograd, e cila do të zhvillojë sisteme 5G për konsumatorët serbë të shërbimeve të lëvizshme dhe të internetit.
Media sociale TikTok-u kinez është shumë i popullarizuar tek të rinjtë vendas. Në të njëjtën kohë, rusët ankohen se tregu serb është shumë i vogël për gjigandët mediatikë nga Rusia. Sipas Oleg Bondarenkos, Federata Ruse së shpejti do të humbasë Serbinë dhe gjithë rajonin si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.


