Kosova U21 ka pasur edhe një paraqitje tepër të dobët në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 për grupmoshat U21. Ata sot kanë humbur me rezultat minimal kundër Shqipërisë U21 0-1. Edhe pse Kosova U21 dominoi, ata nuk ishin në gjendje që ta finalizojnë një aksion, madje nuk arritën që të shënojnë edhe në golin e zbrazur në minutën e 50-të të ndeshjes
Ashtu si Kombëtarja A e Kosovës njëjtë është edhe gjendja në Kosovën U21 që udhëhiqet nga trajneri Rafet Prekazi.
Shumë shanse, por që nuk u finalizua asnjë nga Kosova e që në fund Shqipëria kthehet në Tiranë me tri pikë të reja.
Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Shqipërinë U21 të cilët kërkonin që të vinin të goli i parë.
Ata do të vinin të ky gol në minutën e 35-të ku pas një goditje nga këndi, në zonë do të gjendej më së miri Çokaj i cili shënoi giolin që doli të jetë goli i fitores për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë, Kosova U21 vazhdoi të dominonte por që nuk arriti që të shënoi gol, shkruan Gazeta Express.
Rastin më të mirë për të barazuar Kosova e pati në minutën e 49 por Ibrahimi nuk ishte në gjendje ta plasonte topin në rrjetë edhe pse nuk ishte asnjë metër larg saj por atë e plasoi në shtyllë.
Një mundësi të mirë për gol e pati edhe Mustafa i cili goditi fuqishëm në minutën e 56-të por priti portieri Selmani i Shqipërisë.
Shqipëria në minutat e fundit diti ta menaxhoi situatën dhe arriti që në fund të kthehet në shtëpi me 3 pikë duke e blinduar kështu pozitën e tretë në Grupin 3 të kualifikimeve për Euro 2021.
Kosova U21 mbetet e pesta me 3 fitore e gjashtë humbje nga nëntë ndeshje të zhvilluara.