in

Lirohet pa e kyer dënimin e plotë vrasësi i Ukë Bytyqit dhe dy shoqëruesve të tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi!

 

 

Jetullah Kryeziu, i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Ukë Bytyçit, ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është liruar nga burgu.

Gjykata në Prizren në vitin 2003 e kishte dënuar me burg  Kryeziun për vrasjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyqin dhe dy përcjellësve të tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.

Kryeziu kishte vrarë Bytyçin më 27 tetor të vitit 2001. Sipas njoftimit të gjykatës atë kohë thuhej se Kryeziu e kishte kryer vrasjen pak orë pas zgjedhjeve lokale që ishin zhvilluar atë vitë.

“Gjykata e Prizrenit dënon me 20 vjet burg vrasësin e kryebashkiakut të Suharekës, Ukë Bytyçi. Bytyçi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u vra më 27 tetor të vitit të kaluar, pak orë pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Suharekës. Ngjarja ndodhi menjëherë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, që nxorën fitues kandidatin partisë së Rugovës, Bytyçin”, thuhej ndër të tjerash pas vendimit të Gjykatës më 19 qershor 2002, njofton Gazetashqiptari.com

Lini një Përgjigje

Ariana Isufaj, infermiere në Dallas: Vaksina kundër COVID-19 do t’i japë fund pandemisë

Kryetari Ahmeti ndalon hedhjen e fishekzjarrëve për festat e fundvitit