Shkruan: Dush Gashi
Kjo puna e “luftës së UÇK-së” është shumë e thjeshtë! Ta kemi të qartë: po flas për kreun e vetëproklamuar të saj, e jo çdo ushtar që e ka marrë pushkën në dorë!
Qëllimi i këtij kreu, pra, u ngjan komunistëve të Shqipërisë e të Jugosllavisë, të cilët, në kohën e Luftës së dytë botërore, nuk e kanë luftuar fashizmin (pos kur nuk kanë pasur kah t’ia mbajnë!), por qëllimi i tyre ka qenë të mbijetojnë si organizim, në mënyrë që ta marrin pushtetin pas lufte!
Edhe këta shokët tanë kanë vepruar njësoj në të ’99-ën, të mbijetojnë për ta rrëmbyer pushtetin, përndryshe e mori Ibrahim Rugova!
A ka gisht Serbia në këtë punë nuk e di, por që segmentet të pushtetit të Shqipërisë e kanë ndihmuar këtë komplot të madh, për këtë nuk kam dilemë! Për hesap të tyrin apo të tjetër kujt – po ashtu është vështirë të thuhet, por rezultati është njësoj!