in

Limaj po paralajmëron pranverë parlamentare!

Sherif Ramabaja

Institucionet së shpejti do të formohen. Ne kemi dhënë propozimet dhe sugjerimet tona. Unë do bëhem kryeparlamentar dhe Dudia kryetare e Kosovës, nëse i doni votat tona. Përndryshe edhe seanca e 26, si të tjerat deri më tash, do të dështoj.

Këtë ua kam thënë strukturave relevante, po ata po tallen me fuqinë tonë. Nuk ka rëndësi, sa deputet i kam. Po u dhezi çështja pa mua dhe Dudinë, urdhëroni. Ku do i merrni numrat. Ata nuk dalin nga brendësia e tokës, as nuk pikin nga qielli.

Luta ua tha troç: ne nuk bëjmë koalicion me VV. Këtë po ashtu ua ka pohuar edhe Dr. Abdixhiku, i cili ishte edhe më i prerë: ose qeverisim me PD, ose mbesim pa pushtet, po me Kurtin, jo.

Përafërsisht njejtë ua ka thënë edhe Memli reperi, i cili i me tekstet dhe interpretimin e këngëve, dikur ia kalonte edhe Eminemit.

 Ai ka qëndrim edhe më të ashpër ndaj Kurtit. Politikisht e do eliminimin e tij.  Nuk po kërkon kot ai, zgjedhje të reja. Paramendojeni po të lirohej Thaçi. E tërë Kosova do vraponte pas tij. Do harrohej Kurti e Vjosa. Votat për Thaçin dhe partinë e tij do mbinin si fara e grurit nga toka e qielli. Kosova i kishte dy trima, e dy hero:  atë dhe Isa Mustafën.

Shkoi Thaçi dhe u fundos Isa. Ky nuk funksiononte dot pa Thaçin. Ata ishin të lindur për njëri tjetrin. Dëm i madh që dytë ishin meshkuj, se do ta kishim qiftin më të njohur e më të popullarizuar në botë, pas Hollywooud – it.

Tash ti kthehem temës, se mendja kah se pret fluturon. Dudia edhe ajo me të drejtë po e kërkon kulaçin. As pa te, Kosova nuk funksionon dot. Ajo i ka meritat e saj për këtë Kosovë, multietnike.

 Kur hyn ajo në parlament, sikur të hynte papa në Vatikan, më tepër se gjysma e parlamentarëve ngritën në këmbë. Sa mrekullohen nga veshja e saj, sa nga pamja seksi, sa nga parfumi i saj, sa nga frizura, sa ….. mu morën fjalët.

Pra ku e lam, e ku na mbeti. Nëse doni institucione, plotësoni kërkesat tona, përndryshe dështimi i seancave do vazhdoi.

Të shikohet vetëm interesi shtetëror e kombëtar, siç sugjerojnë disa, janë vetëm përralla. Po të ishte kjo e saktë, unë e Dudia të mbetemi me gishta në gojë, a. Kjo nuk bëhet dot.

 Unë kam luftuar për këtë ditë. Partizanët, të gjithë komandantët, pasi e kishin deshur uniformën, ishin pajisur me poste. Kjo gjithmonë kështu ka qenë dhe duhet të vazhdoi tradita.

 Ata të Hagës dhe unë e Haradinaj, jemi ende këtu. Pa turp, po mundoheni sa po mundeni, të hidhni baltë mbi ne. Ne vetëm po i kërkojmë ti vjelim frutat e luftës, asgjë më shumë. Ju na i shpikët zgjedhjet, vetëm të na i rrëmbeni postet. Po tregoheni pa kurrfarë mëshire ndaj nesh, që e sollëm lirinë. Së paku të turpëroheshit nga Dudia.

Mars – Rover (Satirë)

New York Times për konvertimet në Kosovë: Një lëvizje drejt krishterimit trazon një tokë myslimane

Haradinaj e shpalosi programin e tij, pasi t´i fitoi zgjedhjet!