Sherif Ramabaja
Populli do t´i vlerësoj e shpërblej ata të cilët punojnë për atdhe. Dy vitet e fundit, unë pa ndërprerë po e demaskoj rregullisht Kurtin. E quajta si e quajta, i thash çfarë i thash, s´ka shumë rëndësi tash, po puna e tij po shihet. 27 seanca dhe 27 dështime, për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nuk thonë kot, bashkimi bënë fuqinë.
Ne u bashkuam dhe qeverinë dhe institucionet e Kurtit, i hodhëm në gjunjë. Këtë nuk e prisnin as skeptikët më të mëdhenj, po kështu e ka kur ne të bashkuar i përkushtohemi interesit të atdheut.
Tash jam më se i bindur në suksesin tonë. Momentalisht më duhet vetëm ta shpalos programin e fitores.
E rëndësishme është se populli më njeh mua, si në luftë, po ashtu edhe në paqe. Besimi ekziston, vetëm duhet ta paraqes rrugën e marshimit së bashku me ata të cilët ma besojnë votën, po edhe për pjesën tjetër, të cilët ende nuk janë të vendosur.
Më akuzojnë pa të drejtë, vetëm pse e firmosa dorëzimin e Çakorrit dhe kufirin me Maqedoninë. Çakorrin ose më duhej ta dorëzoja, ose ta rrezikoja të tërë Kosovën. S’kisha tjetër zgjidhje. Kjo ishte kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare. Isha mbështetur me shpatulla për muri. Unë e dhashë, po populli e di fort mirë premtimin që e bëra: këtë punë do ta diskutoj edhe njëherë me Malin e ZI, sapo të kthehem sërish në pushtet. Më duket se tash po i vjen radha prapë, kësaj pune.
Sapo ta marr pushtetin, po premtoi se do të përpiqem që me bisedime me Malin e Zi, ta kthej sërish Çakorrin. Bisedime do të zhvilloi edhe me Maqedoninë, për vijën kufitare në Bllacë. Atje sapo të forcohet subjekti shqiptar, të cilët do të jenë në anën e drejtësisë, sa u përket vijave kufitare, do ta koordinojmë punën për korrigjime.
Sapo t´i zgjidhi këto probleme, pastaj do t´i rrekem çështjeve madhore të vendin tonë. Së pari do të vejë kontakt me serbët e veriut, të cilin Kurti njëanshëm e ka ndërprerë, për ta gjetur zgjidhjen. Ne e dimë që kjo zgjidhje nuk funksionon pa Beogradin, prandaj deshëm apo s’deshëm, ne duhet me Vuçiqin të bisedojmë, për këtë punë.
Sapo ta përfundoi me veriun, do të kërkoi nga EU largimin e sanksioneve ndaj Kosovës, për të cilat sanksione, barra kryesore bie mbi Kurtin dhe paaftësinë e tij. Hapi i dytë do të jetë, përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA, të cilat marrëdhënie, Kurti seriozisht i ka dëmtuar.
Hapi i radhës do të jetë pranimi i Kosovës në NATO dhe institucionet ndërkombëtare. Për këtë unë kam punuar edhe sa isha në opozitë, por sapo të hipi në fron, këto punë do të jenë të kryera.
Siç po shihet, unë do të jem po ai i moçmi, por tash do të punoi me një përvojë shumë më të madhe dhe me një pjekuri të pa luhatur. Po ju premtoi se tash e tutje, asnjë pëllëmbë toke të Kosovës, nuk do ta fali.
Sa i përket çështjeve të brendshme, do të punoi për sigurinë dhe forcimin e mbrojtjes. Sapo të pranohemi në NATO do t´i pranoj kushtet për rritjen e buxhetit ushtarak sipas standardeve të NATOS, në 5% të bruto produktit.
Kosovën do ta zhvilloi dhe përparoi në të gjitha aspektet. E tëra që më duhet është besimi i juaj, për pushtet të përjetshëm. Po ju premtoi se do ua kaloi Ramës e Vuçiqit.
Mars – Rover (Satirë)