in

Letër At' Gjergj Fishtës

Musa Jupolli

Nga Parisi të shkruaj për Arbëri, që kësaj vere parë pandeminë n’Atdhé nuk mund të vij !

Im At, jam një plak i ri prej Llapit, nga krahina e Mesianës, shpirti po më ndrydhet, po jetoj me brengë t’Atdheut, mos më lë të gabohem, po më duket se i kemi të njëjtat « halle » si n’atë kohë, jemi bërë pik e sa milion’ shqiptarë që jemi « guha n’i ven s’po na cokat’ «, ca thonë jemi të pa fé, të tjerët me një guhë t’huaj na e kanë zënë edhe frymën aq sa partitë pulitke që ditë e natë veç shkretojnë !

Im At, mos po gabohem kur po u them: «Jemi të bijtë e zotit dhe flasim shqip », lutjen time n ‘tjera gjuhë zemra nuk ma do !

At i dashur, dua të mërzis edhe pak, po tjetër njeri nuk kam t’i drejtohem me këtë shpirt, Flamurin në Dardani na e kanë ndaluar, na kanë mbështjellë me një tjetër që emrin tonë më nuk dimë ta thomë, sa na thonë « kosovarë, kosovista, kosovari, sa na thonë mysliman, sa na thonë të varfër, e disa nga të tanët që besa po na quajnë edhe të pa ditur !

Kam edhe shumë brenga tjera, po një që po më rëndon tej mase është RINIA !

Po bëj pyetje ; si dhe pse ky popull i ynë me gjithë atë thesar që ka nuk ditëm asnjëherë t’i vlerësojmë ?

N ‘trojet tona sot hedhin valle intrigat, përçarjet, në vend se të merremi me rininë të cilën e kemi të pashme, rini arbërore shtat’hedhur e me vasha aq të bukura sa syri të këputet në to, po na kanë mbetur pa një grimë shprese, shumë tyre kanë ikur në vende tjera e Atdheu po zbrazet !

E di ! Po mos më qorto !

Po nuk po të lë edhe pa një lajm të mirë, Lahutën e Malcis, babai im e kishte mbjellë në kopshtin e shtëpisë së vjetër, aty ku flinte tërë historia e fëmijërisë sime, po këtë Dhiatën e germave tua, Dhiatën tonë e kam sot në Paris, sa herë të mërzitëm dy kang’ i knoj me te !

E di se e flet frëngjishten, këtë guh’ t’pasur sa s’ka ma, aq sa s’ka guh’ ma t’ambel se shqipja jonë, sot kjo Dhjatë asht perkthye ne frngjishte nga nji djalë i ri, Abidin Krasniqi , ku germë me germë i ka numru faqet e këtij libri te shenjt’ !

P.S.

Po sa ta marr përgjigjen, prapë  do të shkruaj, adresë nuk me ka mbet’, parë pandeminë në Arbëri kësaj vere nuk mund të vij, po dil’ n’atë bjeshkë ku fluturojnë shqiponjat dhe me zanin qe ke m’ep mesazhin për kombin tonë !

Lini një Përgjigje

Historiografia jonë ka nevojë për korrigjime dhe rishkrim

Papa Françesku: Sulmi i Rusisë në Ukrainë masakër e pakuptimtë