in

LDK pa drita…!

Pal Shtufi

Ku është QIK-u, fuqia informative që dikur dridhte Ballkanin? 

Duhet me pritë Isa Mustafen kur po del në TV ose kur e shkruan një status! Ku është LDK-ja e madhe, e fuqishme e plot kuadro të shkëlqyeshme? Mos po doni që kryetari i juaj të mirret edhe marketing dhe me secilin kundërshtar të LDK-së?!

Shahet LDK, shahet kryetari i saj, shahet e nënçmohet çdo personalitet i LDK-së, kush një fjalë e as një reagim nuk e bë. Ku jeni LDK? Mos u ka zënë covidi20, se 19-tëshit ju gjet ilaçi?

A jeni normal? Ka bë Vjosa statusin më fyes të mundshëm për kryetarin e juaj, e ju strukeni, kush një reagim nuk e bë.

Ku janë shkrimet autoriale? Ku janë reagimet zyrtare?

Nuk keni as TV, asi portal dhe as faqe normale në facebooK. Berat Buzhala si person privat i ka mbi 120 mijë abonues e faqja zyrtare e LDK-së as 50 mijë!

Ku është QIK-u, fuqia informative që dikur dridhte Ballkanin?

Për çdo ditë ju përdhosin rivalët, të cilët edhe ekipin e lojtarëve politik tentojnë t’ua përcaktojnë, ndwrkaq nga taborri i LDK-së asnjë zë e asnjë fjalë. Pikërisht këtë ua dëshirojnë edhe rivalët, pa shybe.

LDK është baza e shtetit. Është ekuilibri më i natyrshëm politik i vendit. Duhet me pasë përgjegjësi për këtë pasuri kombëtare e jo me i shti veshët në lesh.

Lini një Përgjigje

Izraeli zbulon testin e Covidit përmes pështymës

Shkodra si ishte dhe si e imagjinoja (2)