Pasi ka marrë nënshkrimet e mbi 40 deputetëve, LDK-ja për ditën e hënë ka caktuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit të vitit 2021, si edhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Me kërkesë të mbi 40 deputetëve nënshkrues, ditën e hënë, në orën 11:00, mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore, po ashtu ne rend dite është edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë. Pastaj shkojmë në zgjedhje!”, ka njoftuar z. Gashi.