in

LDK-ja nuk e ka synim postin e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij nuk ka synime për postin e presidentit të vendit.

Mustafa në Rubikon tha se teksa kanë kryeministrin nuk kanë ambicie edhe për postin e presidentit, njofton Klan Kosova

“Nuk kemi pretendime që ne tani të marrim pozitën e presidentit – jo që nuk na pëlqen si pozitë pasi është pozitë e respektuar dhe shumë e rëndësishme. Por, votat që ne i kemi tani nuk na japin të drejtën që ne me vu kushte se ne i duam të dy postet”, tha Mustafa.

“LDK tani e ka postin e kryeministrit dhe ne nuk synojmë postin e presidentit në këtë situatë. Ne jemi në gjendje të diskutojmë me të tjerët që të gjejmë këtë zgjidhje”.

Mustafa mes tjerash tha se janë në gjendje që të diskutojnë me subjektet tjera për këtë post.

“Por, ajo që mund të them sot është që ne duhet të jemi të hapur dhe jemi të hapur që ta diskutojmë çështjen e presidentit sepse kjo nuk bëhet në qoftë se nuk ka vullnet politik të subjekteve për ta zgjedhë presidentin”.

“Të gatshëm jemi ta diskutojmë edhe me Vetëvendosjen në qoftë se ata janë të gatshëm që të ulen dhe të diskutojnë”.

Mustafa foli edhe për kalimin e Hotit në postin e presidentit si skenar i përfolur më herët.

“Nuk është ky orientim i LDK-së dhe mendojmë se do të ishte orientim jo i qëlluar. Vetëm sa do të na fuste në një situatë të kombinatorikave të cilat nuk do të ishin të shëndosha për vendin sepse në qoftë se ne e bëjmë këtë atëherë duhet të kthehemi edhe njëherë nga e para”.

“Nëse zotëri Hoti jep dorëheqje atëherë duhet që ushtruesja e detyrës së presidentit [Vjosa Osmani] t’ia ofrojë prapë mandatin Vetëvendosjes dhe këta të provojnë të bëjnë qeverinë. Nëse nuk mund ta bëjnë pastaj duhet të shihet nëse ka vullnet t’i jepet dikujt tjetër”.

“Ne kur e kemi propozuar dhe kur kemi vendosur që zotëri Hoti të jetë kryeministër kemi pasur besimin e plotë në të dhe këtë besim të plotë e kemi edhe sot”, deklaroi Mustafa.

Lini një Përgjigje

Isa Mustafa: Kurti është i shkathët në propagandë

500 vende të reja për punë praktike për të rinj