in

Lazim Destani vuri themelet e fabrikës së re

Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë.

 Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë prodhimi i makinës së plotë elektrike. Këtu do t’u krijohet mundësi punësimi mijëra të rinjve nga Tetova, Maqedonia, si dhe rajoni ynë, duke e futur vendin tonë në hartën e prodhimit të automjeteve elektrike.

Siç e theksova edhe në fjalën time gjatë ceremonisë së vendosjës së gurit të themelit, para 50 vitesh, unë mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Me këtë rast, po e përsëris thirrjen time për të gjithë afaristët, sidomos investitorët nga diaspora, që obligimin e tyre ndaj atdheut, ta realizojnë me investime në vendin dhe rajonin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Plagjiatë të pandëshkuar

Floresha Rasha tregon se si u martua tri herë me tre burra të Isisit në Siri