in

Lawrov do të niset me gomar, ta vizitoi Serbinë!

Nga Sherif Ramabaja

Sensacion botëror. Lawrov e anuloi vizitën në Serbi. Arsyeja qesharake, nuk i japin leje Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi që aeroplani rus të fluturoi mbi hapësirën ajrore të këtyre vendeve. Dhe kujt, Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë të papërkulshmit – Lawrov.

A e dinë këto tri shtete se cili është Lawrov, çfarë peshe ka ky në botë dhe politikan i cilit shtet është ky.

Apo e llogarisin ato shtete se ku ishte nisur ky burrështetas me emrin Lawrov dhe çfarë misioni kishte. Përpos marrëveshjes së gazit, Lawrov dhe Vuço pritej që të diskutonin edhe për Kosovën dhe Bosnjën.

Instruksionet e Putinit për këto dy vende, Lawrov dëshironte që personalisht t´ia transmetonte Vuços.

Tash si mund të veprohet? Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në histori dhe kujt t´i ndodh kjo, Lawrovit, Putinit dhe Rusisë.

 Instruksionet nuk mund të dërgohen përmes mediave, telefonit, internetit apo postës, ngase të gjitha këto sot mund të përgjohen apo hakerohen.

Derisa punët në pushtimin e Ukrainës nuk po ecin siç duhet dhe kanë ngecur, instruksionet për Serbinë ishin të domosdoshme.

Supozohet se Putin ishte i interesuar që ta hap dikund tjetër një front lufte, në mënyrë që agresioni në Ukrainë sado pak të harrohej.

Për një plan të tillë shteti më besnik dhe njeriu më i besueshëm për Rusinë janë Serbia dhe Vuçoja.

Lawrov nuk ishte mësuar kurrë që t´i dilnin pengesa të tilla, dhe kujt mua. Nuk e dinë ata se me kënd e kanë nisur, që gjithmonë Evropës dhe botës ia kam dredhur e zhdredhur, ashtu siç kam dashur unë.

Mua deri më sot nuk ma ka hedhur kush dhe as tash e tutje nuk do munden të ma hedhin. Unë kam bërë dhe kam deklaruar, gjithmonë atë që kam dashur.

Në rajonin e Ballkanit unë kam miq të vërtetë : Vuçon, Dodikun, Ramën, Thaçin, Batonin etj. nëse nuk besoni, mund ta shikoni koleksionin e albumit tim të pasur fotografik.

EU, NATO, SHBA dhe askush nuk mund ta ndaloi vizitën time në Serbinë tonë. Unë miqtë e mi do i vizitoi, s´më pengon dot kush. Do nisem me gomar si në kohën antike. Në mos asgjë, së paku do ta hedh hapin e parë në mbrojtjen e klimës.

Që të nisem me gomar nga Rusia më duket paksa e paarsyeshme, po do afrohem së paku deri në Hungari, te miku ynë Orban dhe nga aty do futem në Vojvodinë.

Së paku nga një udhëtim i tillë do jem i sigurt që instruksionet e Putinit për  Vuçon, do t´i transmetoi pa u identifikuar, apo hakeruar.

Vuçoja duke e parë këmbëngulësinë e Lawrovit në kryerjen e misionit të tij  deshi që t´i dërgoi kuaj të mëdhenj, të rasës së Vojvodinës, për ta marr nga kufiri, po Lawrov i refuzoi, sepse i shtyrë në moshë dhe i matufosur, kishte frikë t´i kalëronte ata. Më mirë dhe më i sigurt tha me gomar.

Mars – Rover (shkrim satirik)

 

 

                                                                                                                        

Lini një Përgjigje

Lavrovi nuk mund të udhëtojë në Serbi

Zemërim i madh në Kremlin, pas mbylljes së hapësirës ajrore për Lavrovin