Ka vdekur artisti Xhevat Qorraj, njoftojnë mediat. Lajmi më pikëlloi, me la pa frymë.Një jetë ia kushtoi filmit dhe teatrit. Shkëlqeu si rrallë ndonjë aktor tjetër jo vetëm në Dardani, por në ish-Jugosllavi. Ishte ylli ynë me të cilin mburreshim.
Xhevat Qorraj ishte i papërsëritshëm, figurë që të imponohej dhe e mbushte ekranin. Për herë të fundit bashkëpunuam në filmin “Kukumi”.
Sa herë thurëm plane për projekte tjera filmi, që kurrë nuk i bëmë. I lexonte dorëshkrimet e mia dhe ma paraqiste vizionin se si do ta bënte filmin. Por mungesa e parave na i la projektet në gjysmë.Lamtumirë miku im. Figurën tënde do ta ringjallin në ekran të kinemasë. Brezat do të kujtojnë për interpretimet e shkëlqyeshme.