Shkruan: Shpend Bajrami
Më kujtohet para 5-6 vitesh diku në Malsinë e Madhe kur priftërinjtë serb tentonin të futeshin në kishat e Malësisë për ta përvetësuar trashëgiminë kulturore krishtere ortodokse dhe ishin banorët vendas shqiptar edhe pse të besimit islam mbronin objektet krishtere – kishat dhe nuk lejonin priftërinjtë serb të kryejnë meshën me të vetmen arsye se ato kisha ishin shqiptare dhe se i kishin ndërtuar gjyshërit tanë!
Prifti reagoi duke u thënë se ju jeni mysliman dhe s’keni lidhje me kishën, kujtoj reagimin e njërit nga banorët – kisha është e jona, pa cka se besoj islamin, së pari jam shqiptar…
Dhe kjo foto e parë majtas flet më shumë se 1000 fjalë, dëshmon se kur tjetërsohesh nga shqiptar në diçka tjetër pa dyshim se nuk të mbetet asgjë në gjak dhe shpirt, thjeshtë shet dhe mohon gjithçka që të fali natyra, gjithcka që të bekoi zoti, ashtu veproi dhe Abazoviçi, para ca vitesh ua dha serbëve Gjergj Kastriotin, si shumë të tjerë gjakprishur e gjak të papastër, dhe së fundmi ua dha dhe trashëgiminë kulturore krishtere – ortodokse duke ua mundësuar një shtrirje bukur të mirë në tokat tona dhe të huaja për ata!Dallimi është se kur hapi gojën e ua dha Gjergj Kasteiotin, ne nuk reaguam ose dhe nëse reaguam e bëmë vetëm sipërfaqësisht, për ironi dhe paradoks që kur u emërua Kryeministër i Malit të Zi, iu gëzuam faktit se fituam edhe një Kryemijistër në Balkan, u gëzuam për një pasha, për një vezir siç mburremi me vezirat që i shërbyen sulltanit në dëm të atdheut, ndërsa kur fali kishën malazezët ata që emëruan, ata që e ndihmuan të ngjitet lartë ia hoqën shkallët dhe e rrëzuan vezirin!Jo rastësisht Mali i Zi gëzon pavarsinë shumë më përpara se ne!Ju lumtë,Lamtumir vezir Abazoviç!