in

Lajmi i fundit: U gjend 26-vjeçarja nga Skenderaj

Është gjetur Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.

Sipas tij, Egzona është gjetur jo edhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është ligësht me shëndet”, shkruan Tahiri, raporton Gazeta Express.        

Ndryshe, sot ishte organizuar aksion masiv për gjetjen e saj, aksioni ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë të ditur edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, i cili me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë personat që u angazhuan në gjetjen e saj.

Lini një Përgjigje

Ish-drejtori i Policisë, Qalaj, prej drejtorit në këshilltar

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me koronavirus në Kosovë