Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Levan-Qarr, ku humbën jetën dy persona.
Mësohet se personat që fatkeqësisht humbën jetën janë, Ndue Mark Prenci dhe Pashkë Maçi .
Mëngjesin e kësaj të hënë u raportua se mjeti tip “Toyota” me të cilin po udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës,.
Aksidenti ka rezultuar fatal për dy peronat, ndërsa policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë.