in

Lajçak takoi serbët e Kosovës, Bugajski e pyet: Kur do t’i takosh shqiptarët në Serbi?

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski me anë të një reagimi publik e ka pyetur të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak se kur do t’i takojë përfaqësuesit shqiptarë në Serbi.

Bugajski këtë koment e ka bërë pas takimit që ka pasur Lajçaku me kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës.

“Kur do të takoheni me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Serbi për të dëgjuar ankesat e tyre? A dëgjon BE-ja vetëm kur ka kërcënim të drejtpërdrejt të dhunës?”, pyet Bugajski

Po ashtu, për këtë takim ka reaguar edhe Lëvizja Qytetare serbe “Odgovor”, duke thënë se këta janë përfaqësues të klanit kriminal të Milan Radoiçiqit.

“Këta nuk janë përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës, por përfaqësues të klanit kriminal të Milan Radoçiqit, të cilit ju po i jepni legjitimitet me këtë takim. Pra, me këtë veprim ju i jepni legjitimitet krimit të organizuar në veri dhe po e inkurajoni përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në reagimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Kurti për "Welt": Më shumë ushtarë gjermanë do të ishin ndihmesë

TUFA NXJERR TË DHËNA TË TJERA PËR SHKRIMTARIN JORGAQI