in

Lajçak me arsyetim para shqiptarëve dhe serbëve!

Sherif Ramabaja

Unë e pranova detyrën me shpresë se do të bëja diçka për paqen. Fatkeqësisht shpejt e kuptova se karriera ime keq mund të përfundoi. Për këtë jam i bindur këto ditë kur Albin Kurti, haptas u deklarua kundër meje.

Vendi im Sllovakia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e cila i ka arsyet e veta. Për këtë duhet të keni mirëkuptim. As Spanja e Borrelit nuk e ka njohur Kosovën, po ne si personalitete për këtë nuk jemi fajtor.

Ne kemi punuar seriozisht, në detyrën e cila na është besuar. Ftesa gjithherë u kemi dërguar si Vuçiqit, po ashtu edhe Kurtit.

Ata nuk e duan njëri tjetrin. Nuk e respektojnë njëri tjetrin. Nuk ia shtrijnë dorën njëri tjetrit. E shikojnë njëri tjetrin me urrejtje dhe kemi përshtypjen, po patën mundësi, do ta ç´binin njëri tjetrin.

Një urrejtje të tillë, mes njerëzve, nuk e kam përjetuar kurrë në jetën time. Unë dhe kolegu im Borrell u flasim qetë, u tregojmë batuta që ti relaksojmë, u japim këshilla në mirësjellje por kot.

 Vuçiq me çdo kusht dëshiron që ne t´ia kthejmë Kosovën, kurse Kurti me dhjetëra e qindra vite, nganjëherë edhe me shekuj, kthehet mbrapa dhe tregon se si Serbia ua ka grabitur territoret, manastiret etj. duke shkaktuar gjenocid pas gjenocidit mbi popullin e pambrojtur shqiptar.

Ne edhe pse nuk jemi aq të rinj, nuk i dimë faktet historike dhe nuk mund të kthehemi, se çfarë ka ndodhur nëpër shekuj. Ne nisem nga realiteti i sotëm.

Parasegjithash ne e përfaqësojmë EU dhe i përmbahemi kodeksit demokratik, prandaj ne nuk kemi për qëllim që ta dëmtojmë asnjërën palë.

Ne duam që të përfitojnë dy popujt, t´i kthehen ardhmërisë e jo ta vajtojnë të kaluarën. Këtë e përsërit shpesh edhe kryeministri Rama, për të cilin kemi respekt.

Kurti gjithnjë përpiqet të na bind për prapavinë e Vuçiqit të cilit gjoja nuk i interesojnë të drejtat e serbëve në Veriun e Kosovës, por në fokus e ka Trepçën dhe Ujmanin. Qëllimi i ti është që Këto dy pasuri t´ia grabisë Kosovës, thotë Kurti.

Ndërsa Vuçiqi thot për Kurtin se është i rrezikshëm dhe çdo hap që ndërmerr e ka me prapavijë t´i terrorizoi serbët në Veriun e Kosovës, t´i shpërngul, t´ua merr pasurinë dhe ta gjunjëzoi Serbinë.

Ne kemi përshtypjen që asnjëri nuk janë korrekt me ne. Herë na sulmon njëri, e herë tjetri. Shtrohet pyetja, kush të na mbroj ne?

Ankesat dhe akuzat e tyre po zgjasin me vite. Ne po u kërkojmë që t´i respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë firmosur.

 Kurti ankohet se firmosjen e kanë bërë Thaçi i cili ndodhet në Hagë dhe Isa Mustafa një kuadër i komunizmit, i cili është trajnuar (ushtruar) që të firmos gjithçka që i vihet përpara.

Vuçiqi ngul këmbë se ajo që është firmosur(Asociacioni) duhet zbatuar, kurse Kurti e vë njohjen reciproke si primare, kurse Asociacionin për fund të bisedimeve, pastaj tjerat.

Për mua dhe Borrelin më së miri do të ishte që Vuçiqin dhe Kurtin ti rrëzonin nga pushteti. Po kush ta bëjë këtë, kur ne s’vendosim.

Derisa ata ngulin këmbë në të drejtën e tyre, ne të vetmen mundësi e kemi, t´ua tregojmë bërrylin e EU. Ju as nuk na keni zgjedhur, as nuk mund të na largoni.

Me përshëndetje: emisari asnjanës sllovak Lajçak dhe miku im po ashtu asnjanës spanjoll Borrell.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Schneeberger i reagon Borrellit e Lajçakut pas vrasjes së policit

Familja e policit të vrarë: Ai u vra në mbrojtje të integritetit të vendit