Një helikopter ulet në një fushë të gjelbër (futbolli) të Himarës, në prefekturën e Vlorës. Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili ka një marrëdhënie konsulence me kryeministrin shqiptar Edi Rama zbret prej tij. Videoja duhet të jetë e datës 13 gusht. Ajo u publikua disa ditë më parë nga faqja Ora News dhe nga gazeta të tjera shqiptare dhe më pas u mor edhe nga italianët e Dagospia.
Më pas mësuam se edhe Giorgia Meloni do vizitonte Vlorën një ditë pasi “teoricieni i Rrugës së Tretë” mbërriti në Shqipëri me një helikopter të vënë në dispozicion nga ushtria shqiptare. Të dy janë të ftuar të kreut të qeverisë shqiptare. Lajmi qëndron në koincidencën e dy vizitave dhe në mospërmendjen e një takimi mes kryeministres italiane dhe Blerit, në vilën e Ramës, mbrëmjen e 15 gushtit.
Nuk është e lehtë të zbulosh këto pushime gushti të Melonit, të ndara midis një lokacioni luksoz dhe shumë të blinduar në Ceglie Messapica, fermës Beneficio dhe një vizite private të paprecedentë dhe të mjegullt në rezidencën e një kryeministri të huaj, të shoqëruar nga familja e saj pa pasur detaje që shpjegojnë rëndësinë politike apo indikacione të tjera mbi çështjet mbi të cilat mund të jetë diskutuar.
Me pak fjalë, mund të rreshtojmë vetëm disa fakte me një premisë. Kryeministrja italiane ka treguar se nuk i pëlqen vëmendja mediatike rreth pushimeve të saj (mjaft e rezervuar në krahasim me disa nga paraardhësit e saj, nga Silvio Berlusconi te Matteo Renzi). Dhe me të vërtetë, në një intervistë më 14 gusht dhënë për 3 gazeta, përfshirë “La Repubblica” ajo u ankua për një filmim me dron në rezidencën e saj të pushimeve.
Por le të kthehemi te lajmet. Më 14 gusht Meloni pranoi ftesën e Ramës dhe shkoi në Shqipëri. Në fillim, versioni që doli ishte se ajo do të arrinte në brigjet shqiptare në bordin e një skafi privat në pronësi të Pippo L’Abbate, një miku të saj sipërmarrës nga Polignano. Në orët në vijim, mëngjesin e datës 14, burime pranë saj raportuan se në vend të kësaj ajo shkoi në Vlorë me traget. 6 orë e gjysmë udhëtim.