in

Arrestohet një amerikan në Moskë i akuzuar për spiunazh

Një shtetas amerikan i akuzuar për spiunazh është arrestuar në Moskë. Gjykata e Qarkut Lefortovsky vendosi që Gene (Yevgeny) Spector, tashmë i dënuar në një çështje korrupsioni, duhet të arrestohet me akuza për spiunazh.

Lajmi raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Tass. “Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë në paraburgim shtetasin amerikan Spector me akuza të bazuara në nenin 276 të Kodit Penal Rus (spiunazh)”, – deklaroi gjykata.

Gene Spector, lindur dhe rritur në Shën Petersburg kishte jetuar edhe në SHBA ku kishte marrë nënshtetësinë. 

Lini një Përgjigje

Rreth 45 mijë moskovitë luftojnë në Ukrainë

“La Repubblica”: Misteri i takimit Rama – Meloni – Blair në Vlorë