in

​Media izraelite që merret me sulmet terroriste raporton për armët e kapura në veri

Edhe media izraelite qe merret me sulmet terroriste ka raportuar për armët e kapura në veri të Kosovës.

Një sasi e madhe armësh, përfshirë granata dhe eksplozivë, të zbuluar nga forcat e sigurisë së Kosovës të emigrantëve ilegalë serbë në veri të Kosovës”, thuhet në përshkrimin e “Terror Alarm” në “X”.

Ndryshe, dje Policia e Kosovës, e informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Ky i fundit, pas këtij njoftimi, është kërcënuar me vdekje nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”. 

Lini një Përgjigje

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Organizata terroriste serbe ‘Severna Brigada’ kërcënon edhe Albin Kurtin