in

Kuvendi dhe Presidenca shpërblejnë veten me 600 euro shtesë për fundvit

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se dy institucionet kryesore në vend, Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës, krahas pagës së tyre po ndajnë edhe nga një shtesë rreth 500-600 euro për festat e fundvitit.

Krasniqi ka thënë se në Kuvend dhe Presidencë të Kosovës po bëhet “lulëzim ekonomik”.

Ai thotë se nuk po di asgjë dhe nuk paska kuptu e dëgju se në Kosovë ka rritje e lulëzim ekonomik.

Tutje, Krasniqi hton se nuk e kupton se si shumë njerëz kanë humbur vendet e punës dhe dy institucionet kryesore në vend po ndajnë krahas pagave dhe shtesa nga 500-600 euro.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidencë të Republikës së Kosovës

Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës sw Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro. A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro ?.

Lini një Përgjigje

Zyrtari policor plagos një person me armë zjarri

Hasani: Duhej të përsëritej votimi i Qeverisë në Kuvend, jo zgjedhje të reja