EULEX, misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, për arrestimin e personave të akuzuar, thekson se kushdo që ka kryer krime, duhet të mbajë përgjegjësi dhe procesi gjyqësor duhet të jetë i drejtë. Zëdhënësja e EULEX, Joanna Lachana, deklaron në një intervistë për Abc, se njerëzit duan sundim të ligjit.
Lachana ka deklaruar se arrestimet bëhen nga zyra e prokurorit të specializuar, jo nga EULEX-i. “Arrestimet bëhen nga zyra e prokurorit të specializuar, jo nga EULEX-i. Ky është qëndrimi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, i cili konfirmon se njësia që mbështet arrestimet është polake. EULEX është gjithashtu i qartë se kushdo që ka kryer krime, duhet të përballet me drejtësinë, por procesi gjyqësor duhet të jetë i drejtë. Do të thosha gjithashtu se sundimi I ligjit luan një rol thelbësor këtu. Dhe ne do të donim të shihnim gjithkënd që ka kryer një krim, të jetë përgjegjës në një proces të drejtë. Ne e ndjekim nga afër situatën e sigurisë, dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me dy përgjegjësit e tjerë, policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Me qëllim që të ruajmë gatishmërinë dhe të kemi mundësi të reagojmë, nëse duhet dhe nëse na kërkohet nga policia e Kosovës, ka trajnime të rregullta për kontrollin e trazirave dhe turmave, midis të tre përgjegjësve, policisë së Kosovës, Eulex-it dhe KFOR-it. Një prej tyre po ndodh në fakt sot” , është shprehur Lachana.
Se si do të ndikojnë arrestimet e prokurorisë speciale në nivelin e sigurisë në Kosovë, zëdhënësja e EULEX-it, beson se njerëzit duan sundimin e ligjit. “Unë shoh që njerëzit këtu duan që sundimi I ligjit të prevalojë. Janë të angazhuar. Dhe kur të shohin se është process I drejtë, atëherë kjo është dicka që ata gjithmonë e marrin parasysh. Ajo që mund të them është se ne gjithmonë shohim nëse ka ndryshime, kështu që. Le të presim dhe të shohim”, ka thënë ajo