in

Kush po e harron një temë të ndjeshme në dialogun Kosovë-Serbi

 Është theksuar shumë herë se në bisedimet që po zhvillohen me Serbinë qe një dekadë, patjetër se duhej hapur edhe tema e përdhunimeve. Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se është e pakuptimtë se si delegacioni i Kosovës deri më tani nuk e ka hapur në dialogun e Brukselit temën e rasteve të përdhunimeve që serbët kanë kryer në Kosovë. Llogaritet se serbët kanë përdhunuar në Kosovë më se 20 mijë femra.

Krasniqi-Goodman është gruaja e parë që ka treguar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 “Është dashur mbi 20 vjet që tema e të pagjeturve të diskutohet, e kjo nënkupton se ne ndoshta duhet pritur edhe shumë vite që të hapet tema për përdhunimet”, thotë ajo.

Sipas saj, çështja e përdhunimeve duhet të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe kryerësit e krimeve e përdhunimeve të dalin para drejtësisë.

“Serbia është përgjegjëse për përdhunimet e ushtruara në mënyrë sistematike, ajo mbetet dhe duhet mbajtur si shkaktare-përgjegjëse shtetërore dhe si e tillë ajo duhet të përgjigjet përmes reperacionit për dëmet e shkaktuara”, është shprehur ajo për REL.

Qeveria e Kosovës është pyetur se a do të hapet në bisedime me Serbinë çështja e përdhunimeve që serbët i kanë kryer në Kosovë, por zyrtarët e qeverisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, sipas institucioneve dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, thuhet të jetë 20 mijë viktima.Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International pati thënë se për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ende nuk është vënë drejtësi. Sipas kësaj organizate, të mbijetuarit “e dhunës së tmerrshme seksuale, tash e disa vite kanë qenë të tradhtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë e ndryshme”.

Megjithatë, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), thotë se dhuna seksuale nuk është përmendur as edhe një herë të vetme në dialogun me Serbinë. Të mbijetuarit e dhunës seksuale ende kanë frikë të dalin lirshëm sepse mendoj se dhunuesit mund të ndodhen diku, pasi nuk janë dënuar.

Lini një Përgjigje

Baresha, kompozuar nga Rexho Mulliqi

Modelja që tregon gjithçka në rrugë