in

Kush janë 5 të rinjtë që abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren në Kosovë

Mediat kosovare kanë publikuar emrat dhe fotot e 5 të rinjve që abuzuan seksualisht me një 11 vjeçare në Kosovë. Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri janë 5 djemtë e akuzuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi para 4 ditësh në Prishtinë.

Fotot e tyre kanë nisur të postohen nga shumë persona në rrjetet sociale duke u cilësuar nga opinion publik si “monstra”, teksa sot në 2 kryeqytetet shqiptare, Prishtinë e Tiranë do të zhvillohen protesta për të kërkuar drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën.

Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Pasa kësaj ngjarjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen, teksa vendimi i tij është mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Sot protestohet në Prishtinë me moton: "Mbrojtje për vajzat dhe gratë"

Washington Post: Ndërhyrja e Kim te Rama për afganët, pse SHBA refuzon faturën 2 milion euro