Shkruan: Gani Mehmetaj
Dy shtetet shqiptare si asnjë shtet tjetër evropian nuk i kanë nën kontroll komunitetet fetare myslimane. Nga kush varët, atëherë Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë e të Dardanisë? Nga Turqia, Arabia Saudite e Irani, nga shoqatat vehabiste, salafiste e tekfiriste. Zhgani i Azisë zbarkoi në Shqipëri e në Dardani. Zyrtarët e Tiranës e të Prishtinës po ua përkëdhelin bishtin shteteve- sponsore të islamit e xhamive, sepse po i zhvatin fondet arabe e turke.
Një grusht myslimanësh mercenarë, pa fe, pa komb e pa atdhe, fyejnë kujtimin e Nënë Terezës, fyejnë krenarinë kombëtare të mbi shtatë milion shqiptarësh dhe nuk del askush që t’ua mbyll gojën. Fyejnë Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin, ndërsa madhërojnë sulltanët gjakatarë.
Ndërkaq në Serbi është ndryshe: -Ne jemi patriota serbë, thotë Muhamd Jusufspahiq, i pari i myslimanëve serbë. E ka thënë ndonjëherë Tërnava, a myslimani i parë i Shqipërisë: ne jemi patriota shqiptarë? Kurrë.
Një grusht myslimanësh mercenarë, pa fe, pa komb e pa atdhe, fyejnë kujtimin e Nënë Terezës, fyejnë krenarinë kombëtare të mbi shtatë milion shqiptarësh dhe nuk del askush që t’ua mbyll gojën. Fyejnë Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin, ndërsa madhërojnë sulltanët gjakatarë.
Pakica myslimane terrorizon shumicën shqiptare si t’i kishte lëshuar tokat shqiptarët. Ç’fatkeqësi! Nga shkaqe të korrupsionit u lejua ndërtimi i xhamisë në Tiranë. Të korruptuar ishin edhe zyrtarët e Prishtinës kur e dhanë lejen e ndërtimit për xhamin në qendër të qytetit që i konkurron në çmendurinë e vet zyrtarëve të Tiranës. Qindra xhami në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të ndërtuara më fonde të dyshimta, rekrutuan shqiptarë në Siri e Irak, ku e lanë kokën fatkeqët. Islamikët me bekimin e zyrtarëve më të lartë të shtetit, provokojnë e godasin në pikat më të ndjeshme kombëtare: e ndërtuan para disa vjetësh cubnisht xhaminë në Durrës, ngjitur me amfiteatrin antik, duke e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e turizmin shqiptar; e ngritën xhaminë e qelqtë në Shkodër, qytetin-simbol të qëndresës antiturke e antisllave; provokojnë rrezikshëm më përpjekjet për të ndërtuar xhami në Kështjellën e Rozafës, mbi kishën katolike shqiptare, apo në Kështjellën e Skënderbeut në Krujë; ngrehin xhami në qendër të Tiranës, kryeqytetin e kulturës perëndimore të shqiptarëve; e rindërtuan, në Kosovë, në emër të kinse renovimit, xhaminë e Sulltan Mehmetit, vrasësit të arbërorëve mbi rrënojat e Kishës Katolike Shqiptare, aty ku u varros Pjetër Bogdani; ndërtuan qindra xhami kundër vullnetit të shqiptarëve, por duke i korruptuar zyrtarët lokal e qendror; shoqatat myslimane përpiqen të nxisin gjakderdhje me deklaratat e arrogancën e tyre. Ndërkaq, shtetarët e korruptuar deri në palcë, në Tiranë e në Prishtinë, në mënyrë kriminale i lejuan këto gjëra, sepse janë kapur nga mafia islamike, që lejet e ndërtimit i nxjerrë më para nën dorë, ashtu sikurse mbeti peng elita shtetërore shqiptare nga shteti turk e shtetet arabe. Perandoria turke më përhapjen e islamizmit të dhunshëm po kthehet me arrogancë të paparë në Shqipëri e në Kosovë. Pjesët shqiptare të Maqedonisë, në marrëveshje më gjysmë shtetin sllavë, Turqia islamike po i gllabëron me pastrim truri e më korrupsion, duke shkombëtarizuar e shkelur mizorisht dinjitetin e shqiptarëve.
Dy kisha ortodokse shqiptare
Shqipëria është i vetmi shtet euro-aziatik i arealit ortodoks, ku kreu i Kishës është joshqiptar. Për emërimin e kryepeshkopit grek, duke e shkelur Kushtetutën e KOASH-it pati acarime e reagime të shumta, mirëpo kryepeshkopi grek mbeti në krye të Kishës Shqiptare Ortodokse. Sikur nuk mjafton kjo, ndërhyrjet e shtetit grek në punë fetare e shkombëtarizuese në disa situata ishin skandaloze. Fondet e dyshimta greke, shkruan shtypi shqiptar, ndërtuan kisha sipas planimetrisë së tyre, në disa qytet si në Tiranë më ngjyrat e flamurit grek. Kolosin e themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin e nxorën nga kisha, e poshtëruan, madje nuk i lanë as vend për varr. Në dhjetëvjetëshin e fundit sikur të ishin marr vesh Greqia e Turqia, po përvijohet një hartë e rrezikshme fetare e jugut “ortodoksë” dhe veriut “myslimanë”. Çarja në Kishën Ortodokse Shqiptare është vështirë të fshihet: dy kisha ortodokse, njëra me prift shqiptar, e tjetra më kryepeshkop grek. Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, u lanë në mëshirën e sllavëve, sepse Greqia nuk ka interes t’ua prishë planet sllavëve, prandaj as Kisha Ortodokse Shqiptare nuk u dërgon priftërinj që do t’u predikonte në gjuhën shqipe.
Gjendja në Kosovë është edhe më e rëndë. Bashkësinë Myslimane të Kosovës e kontrollon e urdhëron pa u fshehur Turqia me shoqatat e dyshimta të lidhura me terrorizmin. Xhamitë e hoxhallarët marrin lumë parash edhe nga Arabia Saudite, Irani, madje edhe nga Egjipti. TIKA, njëra nga këto shoqata islamike-turke, ndërtoi qindra xhami pa pyetur shtet as pushtet. Arabët i ndërtuan të tjerat, duke u dhënë ryshfet qeveritarëve lokalë e atyre qendror, sepse s’do ta ndërtonin asnjë mur xhamia po nuk u dhanë para ndër duar zyrtarëve, mirëpo e dhunuan vullnetin e popullatës shqiptare që i kundërshtoi pjesën më të madhe të xhamive-kazerma të islamit. Kush kundërshtonte e kërcënonin islamikët, të lidhur me ish-sigurimsat shqiptaro-serb. Policinë ua dërgonte komuna e korruptuar.
Shoqatat turke e arabe në xhami, financuan e rekrutuan qindra të rinj, duke i dërguar mish për top në luftërat arabe. Më ndihmën e kreut të BIK-ut, shoqatat islamike, të lidhura më terrorin ndërkombëtar, rekrutuan myslimanë profesionist që s’bëjnë gjë, pos falën e bëjnë propagandë fetare, duke u sjell vërdallë në Sheshin Nena Terezë e sheshet e qyteteve të Kosovës, të majmur e të rrumbullakët.
Hoxhallarët i frikësohen flamurit kuqezi si djalli kryqit
Kreu i BIK-ut, N. Tërnava, i varur nga këto financime, s’ka se si të mos e lavdëron Sulltan Muratin, sundimtarin gjakatar që masakroi arbërorët, pra masakroi edhe të parët e këtij hoxhe, nëse ai është shqiptar. Krye imamin e mbanë dhunshëm Ankaraja për interesa të vetat, duke shkelur mbi statusin e BIK-ut. Shteti ynë e kapërdiu këtë dhunë nga presioni turk. Hoxha tjetër, shpirtshituri Sh. Krasniqi, në të njëjtën frymë lavdëron Turqinë e Erdoganit me oratorinë e vet primitive, kinse Turqia punon ditë e natë për Kosovën, por njerëzit tonë nuk ia ditkan! Servilizmi i tyre i pështirë ma kujton qëndrimin puthadorë të hoxhallarëve të fëmijërisë sime, kur thoshin: “Titon, Rankoviqin e komunizmin na i dërgoi Zoti. Rrnoftë Jugosllavia!” Poshtërsitë e tilla i përsërisnin nëpër çdo predikim, apo kur njerëzit i varrosnin të dashurit e tyre. Hoxhallarët e zbrazën Kosovë, dikur, duke predikuar shpërnguljen në Turqi, hoxhallarët po e gjymtojnë Kosovën, sot, duke dërguar njerëz në luftërat e islamit.
Sikur ta kishte nën kontroll e ta financonte shteti ynë xhaminë e hoxhallarët, N. Tërnava e Sh. Krasniqi me karakterin që kanë, do ta lavdëronin Gjergj Kastriotin deri në qiell, megjithëse kjo nuk do t’i bënte ndere heroit tonë.
Hoxhallarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedonia, ia kanë frikën flamurit shqiptar si djalli kryqit? Kurrë nuk është valëvitur në minaret e xhamisë flamuri kuq e zi! Kurrë nuk e kanë ekspozuar fotografinë e Skënderbeut, ndërsa e kanë vënë flamurin serb, turk, arab, madje edhe flamurin bullgar e fotografinë e Titos.
Në kundërshtim me bashkësitë myslimane në Kosovë e në Shqipëri, myslimanët në Serbi nuk varen nga shtetet e huaja. Bashkësinë Myslimane në Serbi jo vetëm që e kontrollon shteti, por hoxhallarët i nënshtrohen Beogradit më servilizëm të skajshëm si lavirja patronit. Asnjë veprim nuk e bëjnë pa e pyetur shtetin, asnjë deklaratë nuk e japin kur nuk i përshtatët Serbisë.
Ne jemi patriota serbë, thotë Muhamed Jusufspahiq, i pari i myslimanëve serbë.Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk zgjodhi ndonjë peshkop jo serb. Kjo kishë është nën kontrollin e rreptë të shtetit, i cili shpesh e ka ekspozuar në krime, sepse kisha serbe u priu krimeve e gjenocidit në ish-Jugosllavi kundër kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve.
Prandaj, nëse zyrtarët e Tiranës e të Prishtinës vazhdojnë t’ia përkëdhelin bishtin bashkësive fetare, bashkësitë fetare do ta shpërbëjnë shtetin.