Adnan Dibrani është shqipatri i cili është zgjedhur eurodeputetet në Suedi, duke fituar një vend në Parlamentin Evropian.
Më herët ai ka qenë deputet në Suedi dhe anëtari i Asamblesë së Këshillit të Europës, ku përfaqësonte shtetin skandinav.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.
Kush është Adnan Dibrani?
Ai lindi më 12 Shkurt 1985, është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014.Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit.
Dibrani është një ekonomist i trajnuar dhe ka punuar si punonjës i bankës. Në politikë, ai është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.
Gjatë vitit 2010-2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.
Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe familja e tij erdhi si refugjatë në Suedi më 1992.