in

Derisa Kosova nuk arrin ta bind Ramën për rrezikun nga Asociacioni, si do t´i bind ndërkombëtarët?

Sherif Ramabaja

Marrëveshja mbi Asociacionin ishte firmosur më 2013, por Serbia e la në harresë. Ajo kërkonte më shumë, ndarjen e Kosovës. Ndarja menaxhohej nga Thaçi me bekimin e Ramës, po këtë opsion e refuzuan fuqishëm shqiptarët e Kosovës.

Dhe ç´ndodhi ? Serbia në pamundësi për ndarjen e Kosovës iu qas Asociacionit të harruar. Asociacioni për çudi u aktualizua po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, EU dhe SHBA.

 Qeveria e Kosovës në pafuqinë e saj nuk arriti ta bindë EU dhe SHBA për rrezikshmërinë nga një Asociacion i tillë të cilin Serbia, pa marr parasysh si do të ishte, me kompetenca apo pa kompetenca, do ta interpretonte ashtu si i konvenon asaj.

Tragjedia më e madhe është se Kosova nuk po arrin as kryeministrin Rama ta bindin për rrezikshmërinë e Asociacionit. Shtrohet pyetja se kur nuk arrin ta bindësh kryeministrin e shtetit amë, i cili po të ishte shqiptar, duhet t´i njoh fqinjët e tij dhe t´i vërej rreziqet që i kanosen kombit, si do t´i bindësh të huajt që nuk i njohin aq mirë këto rrethana dhe nuk e dinë qëllimin e një intrige të tillë serbe.

Kosova, Ramën nuk arrinte ta bindte as për rrezikun e Ballkanit të Hapur, për të cilin ngulte këmbë, harxhonte energji dhe tërë kombin e mbante nën ethe.

Pra kryeministri i shtetit amë Rama në vend se të bisedoj shtruar me vëllezërit e tij në Kosovë dhe ta unifikoi qëndrimin me ta, shkon në ekstremitet: del me propozimin e tij kundër vullnetit të Kosovës dhe kombit, duke e hartuar e prezantuar vetë draft statutin e një Asociacioni me kompetenca të tilla, që do ta kënaqte edhe vetë Serbinë.

Kështu para tij, kundër Kosovës dhe interesave kombëtare, kishte vepruar edhe Enver Hoxha. Të njëjtën rrugë e ndiqte Fatos Nano, kurse tash këtë po ua kalon edhe Rama me Rilindjen e tij dhe Partinë Socialiste. E bënë këtë qëllimisht, punon për interesin e Serbisë, apo i mungon njohuria historike mbi çështjen kombëtare, pyesin shqiptarët e zhgënjyer.

Ka supozime të fuqishme se udhëheqësit shqiptar vetëm me ndihmën e Beogradit qëndrojnë në pushtet. Pra personalitetet e tilla udhëheqëse, në realitet, janë një vegël e Beogradit.

Detyra e të tillëve do të jetë, përçarja e skenës politike shqiptare dhe sabotimi i ndërmarrjeve kombëtare.

Për këtë ka dëshmi të shumta që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej, po sidomos kulmin e ka arritur kryeministri i sotëm Edvin Kristaq Rama, i cili për „meritat” e tij dje nga LDK u ftua të fliste për figurën e kombit I. Rugovën dhe u dekorua me çelësin e qytetit, çelës të cilin ai në Tiranë ua dhuron figurave të dyshimta të skenës serbe .

Lini një Përgjigje

Kush është shqiptari i parë nga Kosova që u zgjodh eurodeputet në parlamentin europian

Dhjetëra të vdekur pas mbytjes së anijes në brigjet e Jemenit