Ish-kryeministri i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar disa herë Turqinë, ku është shoqëruar nga miku i tij, Osman Atalay. Ky i fundit, njihet si përhapës i antiamerikanizmit si dhe përkrahës i Al-Kaidës e xhihadizmit.Kurti gjatë një vizite që pati zhvilluar në Turqi me bashkëpartiakë të tij, shihej nën shoqërinë e Osman Atalay.
Në disa fotografi të publikuara ata shiheshin të ulur së bashku, teksa përreth tyre nuk kishte ndonjë simbol shtetëror të Kosovës apo Shqipërisë. Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës. Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010.
Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite. Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH’së. Osman Atalay në media të ndryshme portretizohet si një prej njerëzve që ka investuar shumë vite angazhim në përhapjen e antiamerikanizmit në vendet ku ka popullsi myslimane dhe ndikimin e tij ai tani po mundohet ta shtrijë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si përfaqësues i organizatës IHH, Osman Atalay deri më tani ka vepruar kryesisht në vendet ku shtrirja e terrorizmit është shumë e madhe, si në Libi, Pakistan, Kashmir, Darfur, Shirilankë, Ruandë, Somali, Mauritani, Kili, Krime, por institucionet e sigurisë janë të alarmuara viteve të fundit edhe më përpjekjet e tij për të depërtuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.