in

Kush është kompania e njohur që e menaxhon “Prishtina Mall”?

Mediat evropiane i kanë dhënë jehonë hapjes së “Prishtina Mall” në Prishtinë të enjten.

Gazetat portugeze Jornalde negocios dhe Grande Consumo, si dhe mediumi gjerman Konii.de e kanë cilësuar “Prishtina Mall” si qendrën më të madhe në Evropën Juglindore.

Sipas raportimit të mediave evropiane, “Prishtina Mall” pritet të ketë sukses të garantuar pasi ajo menaxhohet nga një prej kompanive gjigande në fushën e menaxhimit të pasurive të patundshme, Sonae Sierra.

Kompania e cila do të menaxhojë me qendrën tregtare të hapur të enjten në Prishtinë, është një nga lojtarët më të mëdhenj në industrin e patundshmërive në Evropë, shkruan mediumi portugez, Jornalde negocios.

Sonae Sierra është një kompani e pranishme në 11 vende dhe me 125 pasuri të paluajtshme nën menaxhim, që arrijnë vlerë deri në tetë miliardë euro. Kompania e ka bazën në Portugali.

Cristina Santos, Drejtoreshë Ekzekutive në Menaxhim të Pronave në Sonae Sierra, thotë se “Prishtina Mall” tashmë është një qendër suksesi.

“Fakti që kemi dhënë rezultate të shkëlqyera kaq shpejt, e bën angazhimin tonë në Prishtina Mall një histori suksesi”, thotë ajo.

Sonae Sierra filloi bashkëpunimin me “Prishtina Mall” në mars të vitit të kaluar.

“Prishtina Mall” përmban një përzierje tërheqëse të markave të njohura ndërkombëtare, koncepte ekskluzive, kinema, kënd lojërash, sallë ushqimi dhe më shumë se 3,500 vende parkimi.

Qendra gjendet dhjetë kilometra larg Prishtinës.

Lini një Përgjigje

REL: Tetë persona të vrarë në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani

Izraeli dëshiron të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë