Ndriçimi për kohën e Krishtlindjeve e Vitin e Ri është bërë traditë jo vetëm në qytetet e mëdha të Dardanisë, por edhe në katunde. Vendbanimet e ndryshme, veçmas në komunën e Gjakovës prijnë.
Famullia Lindja e Zojës në Bec e ka ndriçuar hapësirën për mrekulli.
Para dy vjetësh Pjetërshani u shpall vendbanimi më i bukur me zbukurime në Evropë. Vjet dhe parvjet shkëlqente, nuk kemi informacione si është sivjet.
Mbase ka filluar gara kush do ta zbukuroj vendlindjen më mirë.