Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum.
I pyetur se cili është dallimi mes tij edhe ish presidentit, Hashim Thaçi dhe presidentit historik Ibrahim Rugova, Kurti tha se ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur.
“Këto janë zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës që janë referendum, jemi në kontekstin ku shteti s’ka qenë kurrë më i kapur se tani. Ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur”, tha Kurti në Kallxo.com.


