Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, AlbinKurti ka thënë se dy shpërthime për një kohë të shkurtër si ai në Ferizaj sot,janë alarm për autoritetet të cilat duhet të jenë në krye të detyrës nëinspektimin e lokaleve.
Kurti përmes një postimi nëFacebook, u shpreh se këto ngjarje tragjike të shmangshme nuk mund të quhenfatkeqësi.
Ai uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt, ndërkaq tha sebashkëndjenë me familjarët e tyre në këto momente.
“Një javë pas shpërthimit tëbombolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër një lagjeje private kumbetën 12 të lënduar, sot morëm lajmin tragjik për shpërthimin e një bombole tëngjashme në Ferizaj, prej ku 15 dërguan për trajtim në QKUK, kurse tre tëtjerë në kujdes intensiv. Uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë e tëkthehen te familjarët e tyre me të cilët bashkëndjej në këto momente. Dyshpërthime për një kohë kaq të shkurtër janë alarm për autoritetet lokale dheqendrore për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve. Kësongjarje tragjike që janë të shmangshme nuk mund të quhen thjesht fatkeqësi enuk do të duhej të ndodhnin. Shteti është mbikëqyrje e mirë”, u shpreh Kurti.